Policia e Kosoves gjen Arsenal Armesh ne Gjilan thot qe jan te ..

0
97

Me 14 shkurt 2018, rreth orës 13:15, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake, kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Vërban të Vitisë
Kjo me dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë. Policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim:

1. Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) fishekë,
2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
3. Një pistoletë modeli i panjohur, cal 6.35, një karikator dhe katër fishekë të kalibrit të njëjtë,
4. Një pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,
5. Një shkop gome
6. Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
7. Një granatë dore, të cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së. Me urdhër të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti i referohet PTH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here