Babai nga Gjakova e raporton të zhdukur vajzën 9 vjeçe, thotë se ia rrëmbeu vajza e madhe

0
223

Çikën e çova në shkollë, ja bleva kiflen afër furrës së shkollës. Por, para se të hynte në mësim çika e madhe që është duke u marrë me punë të mbrapshta ma rrëmbeu çikën e vogël, 9 vjeçare. E futi në kerr edhe ikën në drejtim të panjohur”, është ky rrëfimi i prindit 62 vjeç, Ram Demirit nga Gjakova. Ai e kuptoi nga shoqet e vajzës se Joana Demiri në klasën e katërt, atë ditë nuk e mbajti asnjë orë mësimore.

Ram Demiri, rrëfen për Gazetën Express se vajza e madhe, J.D 21 vjeçare, tash e disa muaj është larguar nga shtëpia dhe kontaktin e vetëm me të e ka përmes mesazheve në telefon. Prindi thotë se J.D  e ka futur në veturë vajzën e tij të vogël Joanën, pak para se të hynte në shkollë për t’i mbajtur orët mësimore.

“Çiken e kom çu deri te shkolla ja kom ble kiflen, afër furrës së shkollës edhe i kam thanë shko bab në shkollë. Unë jom kthy e çika pa hy në derë të shkollës e ka marrë ajo e ka shti në kerr”, thotë Demiri për Gazetën Express.

Ai thotë se atë ditë vajza e tij nuk e ka mbajtur asnjë orë mësimore, këtë ia kanë treguar shoqet e vajzës.

“Jom shku në shkollë me marrë nuk është, i veta shoqet thanë jo nuk u kan sot në shkollë. E kam lajmëru drejtorin edhe mësuesen e çikës që çiken nuk bon kerkush me ma marrë prej shkolle”, rrëfen tutje Demiri.

Ky prind tregon se ka një përvojë të rëndë edhe me vajzën e madhe. Ai thotë se vajza e tij e madhe është larguar nga shtëpia që 5-6 muaj, që nga atëherë nuk ia ka pa fytyrën. Thotë se vajza e tij  21 vjeçare po merret me drogë e prostitucion. Momentalisht nuk e di vendndodhjen e asnjërës.

“Çika e madhe më ka hup para 5-6 muajve, J.D është 21 vjeç u hi në rrugë pa rrugë, u hi në rrugë të mbrapshta. E kam lajmëru sa herë në polici kanë thanë nuk mundemi me hap rast për to. Po përdor drogë, po merret me prostitucion me tona të këqiat që janë. Janë bo 5-6 muaj që unë nuk ja kam pa fytyrën”, rrëfen Demiri.

Demiri po kërkon dy vajzat, të dyja i kishte me gruan e tij të parë. Aktualisht ai është i martuar me një grua tjetër, pasi gruaja e parë bashkë me një vajzë tjetër i kishte vdekur kohë më parë.

Për këtë rast ai po kërkon ndihmë edhe përmes Facebook-ut. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar bënë thirrje që kushdo që ka njohuri për vendndodhjen e vajzave të tij ta informojnë.

“Sot u ben 24h kur dje ne ora13 me ka humb para shkolles vajza e vetme jetime qe ma la gruja e motra per 24h skam pushu as ftotit as bores as munit sjom nal si ne polici si ne prokurori skom lon gur pa livrit po ska dishka ska kurgjo deri ne ket moment a asht gjlla apo e vdekur jom lodh e jom merzit e lus çdo qytetar te gjakoves shpirmir te me lajmrojn nese din diçka per kete vajz 9 vjeqare ne kete numer telefoni 044 157 802 ne gjakove rri me shpres se do te me ndihmoni pasi organet shtetnore nuk mujjten me zbulu asgjo per24h me rrespekt ram demiri”, janë fjalët e babait në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here