ALBULENA HAXHIU: KUSHTETUESJA TË NDALOJË ABUZIMIN ME PARANË PUBLIKE NGA VENDIMI I HARADINAJT

0
179

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka pranuar nga Gjykata Kushtetuese, komentet e kryeministrit Ramush Haradinaj në raport me lëndën që deputet e kanë dërguar në Gjykatë rreth vendimit për rritjen e pagave.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se sot ka dërguar argumente shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit.

“Dje, pranova nga Gjykata Kushtetuese, komentet e z.Haradinaj, në raport me lëndën që kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Sot, dërgova argumentet tona shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit!”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se “presim nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë ta shqyrtoj kushtetutshmërinë e vendimit të paligjshëm për rritjen e pagave dhe po ashtu që me vendimin e saj të ndaloj abuzimin me paranë publike!”.

Kryeministri Haradinaj ia ka dyfishuar pagën vetës dhe stafit të tij dhe për këtë arsye deputetët e kuvendit të Kosovës kanë kërkuar interpelancë për kryeministrin Haradinaj, mirëpo ajo është shtyrë për një ditë të pacaktuar. /Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here