Kryeministri siguron mësimdhënësit se do të trajtojnë kërkesat e tyre Dot jav rriti rroga sa…

0
229

Kryeministri siguron mësimdhënësit se do të trajtojnë kërkesat e tyre
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka folur për sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë kosovare, duke përfshirë këtu edhe sakrificën e mësimdhënësve.

Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre.

Sipas tij, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të 90-ta, ka një rëndësi të veçantë.

Ja Postimi i Plot ne Facebook.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore. Në këtë frymë të përkushtimit,

njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka po ashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here