Kryetari i trupit gjykues ka njoftuar se ka pranuar dokumentacionin mjekësor për Azem Sylen, dhe mosardhja e tij në gjykate është arsyetuar.
Ai tha se brenda ditës, palët do të njoftohen nëse seanca e caktuar për nesër do të mbahet apo edhe ajo do të shtyhet, për data të pacaktuara.
Ndryshe, seanca e sotme e paraparë të nisë në ora 10:00, është shtyrë për të njëjtat arsye për 45 minuta.
Megjithatë, në 10:45 shqyrtimi gjyqësorë është ndërprerë përfundimisht për sot.