Zëvendës-Kancelarit austriak kundërpërgjigjet Vjosa Osmani

0
287

Vjollca Osmani i kunderpergjigjet Ashper Zëvendës-Kancelarit austriak
ku ajo sod ne proflin e saj ne facebook ka ba te ditur disa Detale ja edhe postimi i saj ne facebook i plot.

Ja postimi i plotë:

Kushdo që propozon ide për t’i dhënë të drejtën në vetëvendosje veriut të Kosovës flet në kundërshtim me parimet dhe rregullat bazë të së drejtës ndërkombëtare lidhur me të drejtën në vetëvendosje.

Por, përtej aspektit juridik, deklaratat e tilla janë më së tepërmi të rrezikshme në aspektin e sigurisë dhe hapin rrugë jo vetëm për destabilizim të rajonit tonë por edhe të pjesëve të tjera të Evropës. Është e qartë se deklarata e sotme e Zëvendës-Kancelarit austriak Heinz Christian Strache është edhe në kundërshtim me politikat e Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e palëkundur të shumicës së shteteve të botës demokratike për pacenueshmërinë e kufijve të Kosovës. Por, kjo nuk do te ishte hera e parë që partia e Heinz-Christian Strache bie ndesh me politikat dhe parimet e BE-së. Mjafton të përmendet që për shumë vite me rradhë lider i asaj partie ishte ultranacionalisti Jorg Haider. Përndryshe, Austria gjithnjë ka pasur qëndrim konsistent në raport me pavaresinë e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Prandaj, jam e bindur që zëri i zv.Kancelarit Strache do të mbetet zë i vetmuar.
#Kosova10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here