Rrëfen detaje rrëqethëse Flet nëna: e 3 dëshmorëve Bytyçi,

0
126

Flet për herë të parë nëna e 3 dëshmorëve Bytyçi, rrëfen detaje rrëqethëse

Është, herë e parë, që nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije Bytyçi, fletë për historinë e familjes së saj dhe si po e presin 17 Shkurtin 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe kur Kosova e feston ditëlindjen e dhjetë të saj.

Megjithëse, kjo ditë po i duket më e vështirë në jetën e saj, Nëna heroinë Bahrije Bytyçi, pasi që i mungojnë tre djemtë, thotë për Bota sot, se : “Të hidhëruar për gjithë jetët që humbën për lirinë e Kosovës, por të lumtur dhe krenar për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë të gjithë së bashku sot”.

Dhe, kështu, Nëna e tre djemve dëshmorë, e që ranë për lirinë e Kosovës, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë, dhe nderimin e saj nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë “Motarat Qiriazi” e cila e ka shpallur “Gruaja e Vitit – Për arritjet Jetësore”

Po ashtu ajo ndihet krenare që pranë i kanë qendruar çdo herë shokët dhe bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku nga SHBA, dhe gjenë rastin ti faleminderonë ata për iniciativën e ngritjes së një obelisku në Prishtinë dhe Tiranë, me emrat e të rënëve dhe të gjithë emrat e luftëtarëve të Batalionit Atlantiku, që shkuan nga SHBA, për të luftuar për çlirimin e Kosovës.

Për më shumë ndiqni intervistën që Nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Ylli, Agron dhe Mehmet, znj. Bahrije Bytyçi, i dha gazetarit të Bota sot në Nju Jork, Beqir Sina.

A ka qenë e lehtë jeta e juaj? Nënës së tre dëshmorëve të lirisë së Kosovës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi?

Jeta ime nuk ka qenë fare e lehte; mbasi u martova e fare e re dhe kam punuar që kurse isha fëmijë dhe me përkushtim dhe vështirësi deri sa u bëra nënë, sikurse punonte çdo njeri nga brezi shoqeve të mija në Kosovë, nën rrëgjimin serb.

Në cilën moshë jeni martuar dhe kur lindi fëmija e parë?

Unë jamë martuar si thashë pak më parë shumë re në moshën 17 vjeçare në vitin 1967, dhe fëmija i parë më lindi në vitin 1969.

Kur dhe pse morët rrugën e mërgimit?

Unë së bashku me fëmijët emigrojmë në Amerikë, rreth viteve1972 dhe 1973 në kërkim të një jetë më të mirë për familjen tonë, dhe për mbijetesë, nga që jeta e jonë ishte bërë krejt e pamundur në Kosovë, atyre viteve.

Do me thënë me rritjen e fëmijëve ishin ata në mërgim që u bën krah e prindërve?

Natyrisht, po dhe me shumë dashuri dhe përkushtim gjithçka së bashku e bëmë për familjen tonë, të ngrinim edhe ne një jetë më të mirë.

Ku keni qëndruar gjatë kohës së luftës në Kosovë, dhe cili ka qenë momenti më i rëndë që ju e kujtoni dhe që nuk e keni harruar?

Ne ndodheshim në Kosovë, gjatë kohë së luftës përjetuam një moment të paharruar: në ditën që po iknim prej Kosovës drejt Shqipërisë, pamë trupat Paraushtarake Serbe, që e rrethuan apartamentin tonë, ndërsa ne gjendeshim një bllok larg prej banesës, drejt rrugës për të kaluar kufirin, teksa shihnim trupat pa jetë të grave të reja, që i merrte me vete lumi, në tentativa për tju larguar maskrave serbe, në qytetet e fshatrat e Kosovës. Ne u larguam bashkë me trupat pa jetë të njerëzve në lum.

Na thoni diçka për shkollimin, studimet e fëmijëve, a punonit, dhe ku jetonit?

Po të gjithë ne fëmijët e kanë përfunduar shkollën e mesme në Kosovë, dhe kemi qenë që të gjithë nxënës të mirë dhe të edukuar. Ndërsa shkollën e lartë e përfunduan në SHBA.

Në ditën kur serbët u kanë rrëmbyer tre djemtë, ku keni qenë Ju familjarisht a ishit të gjithë së bashku? dhe si e mësuat se fëmijët au kishin rrëmbyer forcat ushtarake serbe?

Tre djemtë Ylli, Agroni dhe Mehmeti, pas përfundimit të shkollës së mesme shkuan në vendin e lindjes së tyre – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ata kishin lindur., ndërsa unë nëna e tyre gjendesha në Kosovë, bashkë me djalin e vogël, me vajzën dhe bashkëshortin Ahmetin, ndërsa Iliri ndodhej në Amerikë?

A ruani diçka të veçantë nga kujtimet e tre djemve, ndonjë relikt, nga ato të UÇK-së?

Po, i ruaj si syt e ballit uniformat e UÇK-së, dhe varëset e qafës dhe fotografitë e tyre të kohës së luftës.

Nëse drejtësia shkon në vend si do të ndjeheshit përball humbjes së 3 fëmijëve?

Dhimbja dhe kujtimi nuk kanë fund, na kanë ikur tre pjesë trupi, loti nuk do na thahet kurrë. Por, sidoqoftë do të na sillte pak prehje, por dhimbja jonë gjithmonë është e freskët dhe nuk shuhet, për mallin që ndjejmë, na mungon aroma e tyre, buzëqeshja e fytyrës dhe zërat e tyre, kur bënin shaka, dhe mbi çdo gjë na mungojnë shumë p?rqafimet e tyre.

Sa bësoni se SHBA do ta çojnë drejtësinë në vend?

Kemi besim të plotë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjë gjithshka që është në pushtetin e tyre për të sjellë në vend drejtësinë për fëmijët tanë.

A mendoni se shoqëria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë mjaft për familjet e dëshmorëve?

Si jo! Po ata kanë bërë mendojë për aq sa mund të bejnë si Qeveri e Kosovës.

Po me komunitetin shqiptar, a jeni të kënaqur me vlerësimin dhe vendin që u ka dhënë tre dëshmorve që janë bijtë e këtij komuniteti?

Ne jemi mirënjohës për respektin dhe mirënjohjen që komuniti Shqiptar-Kosovar-Amerikan, për sa kanë treguar për djemtë tanë, dhe për familjen tonë, andaj gjejmë rastin t’i faleminderojmë të gjithë, por në veçanti shokët e tyre, bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku, që na kujtojnë çdo herë dhe na qendrojnë afër në çdo rast.

A shpresoni që në përkujtimin e dëshmoreve të të shpallet një ditë peligrinazhi në vendin ku prehen tre djemtë dëshmor të UÇK-së, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi?

Mendojmë, se një dit e tillë jo vetëm do të na nderonte ne, por të gjithë shqiptarët sepse akti i tyre është i pashëmbullt, që do të bënte krenar çdo shqiptar, sepse ata ranë si shqiptar dhe si amerikan. Ne mendojmë, se do të ishte e vlefshme për Komunitetin Shqiptaro Amerikan të shpallte një Ditë Përkujtimore – Day of Remembrance, në kujtim të Tre Vëllezërve Bytyqi në Nju Jork.

Si po e prisni 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Të hidhëruar për gjithë jetët që humbën për lirinë e Kosovës, por të lumtur dhe krenar për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë të gjithë së bashku sot. Andaj gjejmë rastin që me anë të kësaj interviste, dhe rastit që na dhatë ju të gazetës Bota sot, t’ju falënderojmë, dhe të përcjellim lutjen tonë: Zoti bekoftë gjithë popullin e Kosovës dhe aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E nderuara nëna tre dëshmorëve, familja Bytyqi ndërsa gjej rastin t’ju falënderojmë që u bëtë pjesë e kësaj interviste në këtë 10 vjetor, ju njoftojë se Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë “Motarat Qiriazi” ju kanë shpallur “Gruaja e Vitit – Për arritjet Jetësor”

Edhe një herë Ju faleminderit Ju- Zoti u bekoftë, dhe jam e nderuar për marrjen e Çmimit e Mirënjohjes për Jetën që po marr nga Organizata e Grave Motrat Qiriazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here