Ilir Deda : Viti ma i rand per Kosoven dot jet ky sepse tani ka fillu kjo Treshe loj te Rrezikshme

0
198

Gjykata Speciale, procesi i përshpejtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe një proces i ri zgjedhor, do të bëjë që Kosova ta kalojë vitin më të rënd, vitin 2018.

Kështu ka thënë deputeti i partisë më të re politike Alternativa, Ilir Deda pikërisht në formalizimin e saj, në Kuvendin e Parë Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhën organet drejtuese.Deputeti Deda tha se gjatë këtij viti do të kenë shumë sfida, porse ato do t’i bëjnë edhe më të fortë. Madje, sipas tij, për Alternativën,

viti 2018, është viti i rritjes së tyre falë punës së palodhshme të krejt anëtarëve.Deda ka vlerësuar se situata në Kosovë është e rënd si pasojë e papërgjegjshmërisë së Qeverisë, papërgjegjshmëri kjo, të cilën s’do të mund ta mendonin as në mendimet më dashakëqija për Kosovën.Sipas tij, partitë që udhëheqin qeverinë nuk janë në gjendje ta udhëheqin Kosovën drejt BE-së. Deda ka shtuar se për tema nacionale duhet të kenë konsensus nacional.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila e cila është kryesuese e këtij subjekti deri në zgjedhjen e organeve të reja, e quajti moment të veçantë përpjekjen e finalizimit të Alternativës si subjekt politik liberal-demokrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here