Akuzat e Bekim Jasharit për PDK-në dhe akuzat për Sami Lushtakun

0
180

Ka një kohë të gjatë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë shkelur në kullën e familjes së Komandantit Legjendarë Adem Jashari. Edhe në ditët e shënuara, ata janë mjaftuar me vizitën vetëm tek kompleksi memorial, por jo edhe tek Kulla e familjes Jasharit. E ky disponim, po vërehet edhe aktualisht, kur në krye të Komunës së Skenderajt, ka ardhur, Bekim Jashari, djali i Komandantit Legjendarë Adem Jashari. PDK është duke “sabotuar”, punën e Jasharit në Komunën e Skenderajt. Gjithë kjo situatë, është përcjellë me akuza e kundër akuza.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ditë më parë ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryetarit Sami Lushtaku, pasi që asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës po e bojkotojnë punën e Kuvendit Komunal.

Veç kritikave për qeverisjen e kaluar, djali i Hamzë Jasharit, Bekimi, akuzoi Sami Lushtakun edhe për sabotim gjatë luftës së fundit.

Por, a është ky një sinjal se po vazhdojnë edhe me tej prishja e raporteve mes PDK-së e familjes Jashari, prishje kjo që ishte nisur nga koha e Thaçit si kryetar i partisë?

Ish-bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, thotë se marrëdhëniet mes familjes Jashari dhe PDK-së nuk do të prishën. Ndërsa, sipas analistit politik, durimi i familjes Jashari ka fund, “ata s’po munden më që të lejojnë që duke u thirrur në emër të tyre disa mafioze të rrjepin atdheun”.

Ramiz Lladrovci: Besoj se çdo mosmarrëveshje tejkalohet

kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, duke komentuar përplasjet e fundit në Komunën e Skenderajt, për gazetën “Bota sot” , tha se do të angazhohet maksimalisht që të ketë përparime, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Ai ka shtuar se miqësia me Jasharin është e bekuar për të, për shkak të familjes historike, Jashari.

Sipas kryetarit të Komunës së Drenasit, Bekimit edhe si shok edhe si kryetar do t’i ofroj bashkëpunim pa rezervë në kuadër të kapaciteteve të tija.

“Këto zhvillime në Skenderaj, nuk i komentoj për shumë arsye. Në rend të parë duke ditur të kaluarën tonë të përbashkët. Unë jam krenar me atë të kaluar dhe bashkëpunimin që kam pasur edhe kam me Lushtakun dhe Jasharin, andaj besoj fuqishëm jo vetëm në sinqeritetin e tyre por edhe në urtësinë e dy personaliteteve shumë të respektuara për mua, për Drenicën dhe kombin tonë. Është koha për të punuar dhe për të vazhduar amanetin e më të dashurve tanë, në shërbim të qytetarëve tanë. Besoj se çdo mosmarrëveshje tejkalohet kur kihet parasysh interesi aktual i qytetarëve dhe e kaluara jonë e afërt, jo vetëm në Drenicë. Zhvillimet e fundit në komunën e Skenderajt nuk i komentoj por, angazhohem maksimalisht që të ketë përparime, të ketë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët jo vetëm për Drenas. Secila komunë i ka specifikat e veta dhe nuk implikohem në këto zhvillime, por Bekimit edhe si shok edhe si kryetar i ofroj bashkëpunim pa rezervë në kuadër të kapaciteteve të mia për të arritur objektivat në kuadër të ligjit dhe transparencës”, është shprehur Lladrovci. Jam mik me Bekim Jasharin dhe vazhdoj miqësinë që e kisha me tërë Familjen Jashari. Bashkëpunimi me Bekimin e kam thelluar edhe për funksionet shtesë që i kemi aktualisht, njëherazi jemi kryetar të komunave të Drenicës dhe e shoh shumë normale bashkëpunimin e thelluar për zhvillimin e kësaj pjese të Kosovës. Sigurisht se jam i bekuar për miqësinë që kam dhe mundësinë e bashkëveprimit me anëtarët e kësaj Familjeje historike, edhe në të kaluarën edhe tani”, ka deklaruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për “Bota sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here