Regjep Selimi : Trazon Policin e kosoves ku Policia e kosoves reagon Ndaj deklaratave të tia

0
314

POLICIA REAGON NDAJ DEKLARATAVE TË DEPUTETIT REXHEP SELIMI
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka thënë se në Inspektoratin e Policisë shihet një model i qartë i krimit dhe kapjes së shtetit.

“Çka kemi parë dhe dëgjuar nga këto institucione, shohim se janë model i qartë i krimit dhe kapjes së shtetit. Ka kohë që në opinion kemi ngritur problematikën e Inspektoratit, që po duket se janë probleme kronike”, ka shtuar Selimi gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Policia e Kosovës, duke mos u pajtuar me pohimin e deputetit Selimi se “drejtori i Policisë së Kosovës s’duhet t’i mbrojë vartësit që kryen veprat penale”.

“Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj janë të përkushtuar në zbatim të ligjit dhe në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve konform autorizimeve ligjore, dhe në asnjë rast të vetëm nuk mbrojnë asnjë punonjës apo vartës që mund të bie ndesh me ligjin”, thuhet në reagimin e Policisë.

Madje deklaratat e Selimit policia i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze.

“Andaj, deklarimet e sotme të z. Rexhep Selimi nuk përkojnë me realitetin objektiv, në tendencën e të prezantuarit të Policisë së Kosovës. Siç është i informuar opinioni deri tani vlerësimet e njëpasnjëshme për PK-në qëndrojnë shumë lart dhe këtë e dëshmojnë raportet vlerësuese të bëra nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, mekanizmat e BE-së, që janë indeksi më i mirë i performancës, integritetit, etikës dhe suksesit të Policisë dhe lidershipit të saj në vazhdimësi. Ndër vite vlerësohemi si institucioni më kredibil, jo vetëm në vend por edhe rajon dhe ky vlerësim është arritur falë punës së devotshme dhe profesionale të të gjithë zyrtarëve policorë nën udhëheqjen e menaxhmentit të PK-së”, thuhet më tej në reagim.

Sipas policisë, është shumë e qartë se asnjë përgjigje e dhënë nga policia nuk do ta kënaqë narracionin e krijuar nga deputeti Selimi i cili është tendencioz dhe politik, duke shtuar se besimi i qytetarëve të vendit ndaj Policisë është shumë më substancial dhe objektiv sesa deklarimet e deputetit Selimi.

“Misioni dhe vizioni i PK-së tejkalojnë interesat e caktuara të secilit individ, si brenda PK-së po ashtu edhe jashtë saj, andaj edhe një herë dëshirojmë të sigurojmë të gjithë qytetarët se jemi koshient dhe të vetëdijshëm për rolin, rëndësinë dhe përgjegjësinë që ka institucioni ynë për sigurinë në vend, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që askush dhe për asnjë interes të dëmtojë, linçojë, shantazhojë dhe të denigrojë punën, kontributin dhe sakrificën e asnjë zyrtari policor”, thuhet ndër tjera në reagimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here