38-vjeçar Gjendet i vdekur në Studime të Vushtrrisë, dyshohet se bëri…

0
210

Një person i moshës 38-vjeçare A.K është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë.

Rasti është raportuar në stacionin policor të Vushtrrisë rreth orës 15:00.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se njësitë përkatëse policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sipas familjarëve të viktimës, dhe elementeve tjera rrethanore të rastit dyshimet janë ngritur për vetëvrasje (varje), mirëpo për detaje duhet të presim raportin e IML”, tha zëdhënësi i Policisë.
Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Hetime Vazhdojn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here