Sokol Zogaj: ne ket vend ska jet per ata qe punoj drejt e vetem drejt me ligj qysh me jetu ne ket vend kur ske Sigurish kujt ti qohet te zen te rreh se …

0
193

Tre personat që sulmuan me shufra metalike ushtruesin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj vazhdojnë të jenë në arrati. Për këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës tregon se kanë kryer hetimet por që policia nuk ka arritur t;i arrestojë ndonëse ndaj tyre është lëshuar urdhër arrest. Kurse Sokol Zogaj thotë se ndihet i rrezikuar nga personat që e sulmuan pasi të njëjtit sipas tij sillen nëpër Prishtinë.

Kanë kaluar më shumë se 5 muaj që kur u sulmua me shufra metalike ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, por personat e dyshuar për rrahjen e tij, vazhdojnë të jenë në arrati.

Për këtë mos efikasitet të Policisë dhe Prokurorisë, Zogaj ndihet i rrezikuar, ngase thotë se personat e njëjtë vazhdojnë të jenë të lirë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës thotë se ndaj personit me inicialet B.A, i cili u arrestua në Gjermani si i dyshuar për rrahjen e Zogajt, kanë nisur procedurat për ekstradim.

Nuk kanë informacion nëse i njëjti është liruar nga autoritetet gjermane.

“Ndaj personit të arrestuar në Gjermani, i dyshuar për rrahjen e Sokol Zogajt, kanë nisur procedurat për ekstradim. Ne nuk kemi informacion zyrtar nëse i njëjti është liruar nga autoritetet gjermane. Hetimet nga ana e Prokurorisë tashmë kanë përfunduar. Dy personat e tjerë, për të cilët ka urdhërarrest janë në arrati dhe të njëjtin ende nuk janë arrestuar”, ka thënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari, Hanefi Jashari, ka lëshuar urdhërarrest për tre personat e dyshuar për rrahjen e Zogajt.

Por, Sokol Zogaj shprehet i pakënaqur me punën e Policisë dhe Prokurorisë, ndonëse ende shpreson se ky rast do të marrë epilog.

Disa ditë pas rrahjes së Zogajt, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpitë e të dyshuarve, por që të njëjtit nuk kishte arritur t’i arrestonte.

Në gusht të vitit të kaluar, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës u rrah para banesës së tij me shufra metalike, duke i shkaktuar plagë në kokë, për çka edhe kishte marrë tretman mjekësor në QKUK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here