Eksklozive: Në Darken në Hajvali ky ke propozimi i Hashim Thaqi për nesra …

0
139

Në darkën e sotme të zyrtarëve të Qeverisë bashkë me presidentin e vendit Hashim Thaçi si dhe të parin e Kuvendit, Kadri Veseli u diskutuan dy ndër çështjet më të rëndësishme në vend.

Përpos Demarkacionit me Malin e Zi si dhe shndërrimit të FSK-së në FAK, në darkën e sotme u diskutua edhe mundësia e vendosjes së disa objekteve institucionale në periferi të Prishtinës apo saktësisht në Hajvali.

Sipas burimeve të Indeksonline brenda këtij takimi është pikërisht presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili ka propozuar si ide që institucionet e vendit të zhvendosen jashtë qendrës së Prishtinës.

Madje ndër të tjerash pritet që ky propozim të bëhet i ditur edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi përderisa është thënë se pas shqyrtimit të Demarkacionit udhëheqësit e vendit të mbledhin të gjitha forcat të orientohen në Formimin e Ushtrisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here