Frika e grave për të lindur në Qendrën e Maternitetit ikin nga Lipjan

0
227

Shtrati i lindjes është i vjetër më shumë se 50 vjet, hiq më mirë nuk qëndrojnë as pajisjet tjera në qendrën e maternitetit në QKMF-në e Lipjanit, edhe shtretërit e tjerë për pacientë nuk janë të mirë.

Kujdestaria zhvillohet vetëm në dy ndërrime, e jo gjatë 24 orëshit të ditës, e krejt këto telashe kanë bërë që numri i lindjeve të zvogëlohet dukshëm në këtë maternitet, ultrazëri po ashtu është i vjetër.

Në drejtorinë e shëndetësi janë të vetëdijshëm për problemet që ka materniteti.

Njëri nga doktorët ka thënë për Klan Kosovën se pacientet po kanë frikë me lind dhe se ka rënë shumë numri i lindjeve krahasuar me vitet e kaluara.
“Pacientet po kanë frikë me lind me motër, kurse vitin 2017 kanë qenë vetëm pesë lindje, pra çdo vit kanë shkuar duke ra numri i lindjeve këtu”, ka thënë njëri nga doktorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here