Bekim Haxhiu (Kamishi): nuk pranon se u shkarkua nga Sami Lushtaku Publikon disa foto Prap Sebashku me ….

0
108

“Unë vazhdoj të ushtroj të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që kam pasur deri më sot, detyra dhe përgjegjësi që më janë besuar nga votuesit e PDK-së dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në një postim që ka bërë në Facebook, me anë të cilit ka treguar edhe takimin që është zhvilluar në Skenderaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar struktura të të gjitha niveleve në PDK,

Të nderuar votues dhe simpatizantë të PDK-së,

Sot me iniciativën e kryetarit z.Kadri Veseli, jemi takuar me kryetarin e degës z. Lushtaku, për të biseduar se si t’i tejkalojmë problemet në degën e PDK-së në Skenderaj, probleme këto të cilat janë prodhuar pa asnjë arsye.

Pas takimit në seli të partisë me kryetarin Kadri Veseli, me zv.kryetarin Enver Hoxhaj, Prof. Hajredin Kuqi, Sami Lushtakun, Nuredin Lushtakun, asambleistët Azem Gashi, Ilir Ejupi, Musa Fazliu, Driton Hetemi dhe struktura të tjera të PDK-së, ishim së bashku për ngushllime në familjen e respektuar Kodra.

Siç e deklaroi edhe vetë kryetari z. Veseli prej shpalljes së zgjedhjeve të brendshme në Parti, të gjithë strukturat janë pa mandat, në kuptimin e vendimarrjes për emërime, shkarkime, e aq më shumë për përjashtime, sepse jemi në proces të brendshëm zgjedhor.

Unë vazhdoj të ushtroj të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që kam pasur deri më sot, detyra dhe përgjegjësi që më janë besuar nga votuesit e PDK-së dhe qytetarët e Kosovës.

Rrugëtimi im politik ka të bëjë me të qenurit pranë qytetarëve dhe për të vazhduar kontributin për vendin!.

Prandaj me tërë qenien time jam munduar të jem sa më afër qytetarëve, sidomos kur ata kanë pasë nevojë, për të dhënë një shembull të përkushtimit ndaj problemeve të tyre, duke iu përgjigjur në çdo kohë dhe në çdo orë!

Angazhimi im në politikë nuk ka të bëjë fare me interesa personale, as biznesore, por për të ndihmuar dhe iu përgjigjur halleve dhe shqetësimeve të tyre, për këtë arsye edhe më janë besuar 3 mandate radhazi si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës!.

Modeli im i të bërit politikë ka të bëjë me parimin se politikani duhet të jetë në shërbim të popullit të tij, se duhet të jetë me popullin dhe për popullin!.

Andaj, unë do të vazhdoj të ju shërbej çdoherë derisa ju të më besoni, për çka ju falenderoj edhe njëherë për besimin e dhënë !.

I juaji,

Dr. Bekim Haxhiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here