Anton Quni:Nëse nga Gjykata Speciale nuk dot kemi Aktakuza keto dit dot bahet si …

0
349

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ftuar në Ditë Mbas Dite të Rrokum TV, ka folur për tema të ndryshme politike dhe ka evokuar momente nga lufta e fundit në Kosovë. Quni ka rikujtuar fjalimin e tij në Kuvend, kur ishte rrëzuar “Qeveria Mustafa”

“Ai fjalim ishte në vazhdën e bindjeve dhe vlerësimeve të mia për persona të caktuar“, thotë ai.

Quni derisa ka folur për persona të caktuar dhe kontributin e tyre gjatë luftës, është shprehur se ka respektin maksimal për atë që kanë bërë, mirëpo sipas tij, disa prej tyre nuk kanë nivel të duhur komunikimi.
“Ne duhet të shkarkohemi nga glorifikimi i vetvetes, duke thënë të drejtë vetes për gjithçka, veç për faktin se kemi kontribuar në luftë”, thotë Quni.
Më tej, ai ka komentuar çështjen e Gjykatës Speciale për Kosovën.
“Kam qenë i bindur se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk ka me mujtë me u realizu”, thekson ai, duke shtuar se, LDK ka qenë totalisht e përjashtuar nga këto zhvillime.
“LDK-në kanë deshtë me e nxjerr jashtë, ashtu sikurse kanë dashtë me ba të njëjtën gjë gjatë luftës dhe një periudhë pas luftës”, tha Quni.

Quni tha se, ne rast se ka një aktakuzë eventuale nga Specialja për të personalisht, ai do t’i përgjigjej asaj dhe, siç thotë ai, “kishte me qenë ambasador i denjë i Kosovës në argumentimin e të vërtetës”.
Deputeti i LDK-së ka folur edhe për Demarkacionin.
“Është problem me e trajtuar Demarkacionin, kur vet koalicioni qeverisës nuk janë unikë në këtë çështje”, deklaron Quni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here