Pacolli: I thit Jo Ramushit e Kadries Zhbërja e Speciales, fatale për Kosovën

0
63

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raportoi dje para Komisionit për Punë të Jashtme, me ç’rast bëri të ditur se delegacioni i MPJ-së është duke punuar intensivisht drejt njohjeve të reja për Kosovën
Ai me këtë rast tha se është rikthyer njohja e tërhequr nga shteti i Guinea Bissau. Ndërkohë, përderisa njoftoi se është duke u punuar që të kthehet edhe njohja e Surinamit, Pacolli deklaroi se Egjipti nuk ka ndërruar qëndrim rreth Kosovës (nuk e ka tërhequr njohjen, ashtu siç është raportuar).

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i pari i diplomacisë kosovare tha se Serbia është duke bërë lobim të fuqishëm në dëm të Kosovës.

“Kanë paraparë një buxhet 300-milionësh, kanë angazhuar mbi 20 ekspertë në lëmin e diplomacisë që t’i vizitojnë shtetet, qoftë për tërheqje të njohjeve, qoftë për mosnjohje të Kosovës”, u shpreh ai.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Pacolli tha se Kosova ka marrë masat e nevojshme dhe ia ka dalë që ta rikthejë njohjen e humbur, që erdhi pas lobimit të Serbisë.

“Serbia pati një sukses relativ, u tërhoq njohja nga Guinea Bissau, mirëpo për këtë tërheqje nuk dinte presidenca e tyre. Ne morëm masa, u takuam me eksponentët e tyre në Paris, filluam një fushatë diplomatike dhe shkuam deri aty që Guinea Bissau përmes notës verbale e njeh përsëri Kosovën, kjo notë verbale i është dërguar edhe Serbisë”, theksoi ai, shkruan tutje “Zëri”.

Pacolli foli edhe rreth situatës aktuale politike në vend, me ç’rast konsideroi se zvarritja që po i bëhet ratifikimit të Demarkacionit dhe iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrezikojnë tejet shumë të ardhmen e Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here