Eksklozive: Zbulohet pse u takua Haradinaj me familjen Rugova

0
223

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëjë ndërtimin e një Memoriali për Presidenin e ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, Blerta Kllokoqi Rugova.

Ajo ka njoftuar se një gjë e tillë iu është kumtuar nga vetë Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në takimin e djeshëm të zhvilluar në zyrën e tij në qeveri.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ndër të tjerash kanë falënderuar Haradinajn për përkrahjen institucionale që si Qeveri e Kosovës i ofruan lideri të LDK-së Isa Mustafa për shërimin në Gjermani, duke i uruar kështu shërim sa më të shpejtë.

Ky eshte postimi i saj ne facebook

Dje në një takim të përzemërt e miqësor, ku u evokuan kujtime dhe përvojat e bashkëpunimit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me Kryeministrin Haradinaj, në emër të Familjes Rugova dhe në veçanti të bashkëshortes së Presidentit Zonjës Fana Rugova dhe vajzës Teutës, falënderuam Kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe homazhet që Kryeministri Haradinaj bëri më 21 janar 2018 në përvjetorin e dymbëdhjetë të kalimit në amshim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Njëkohësisht falënderuam Kryeministrin Haradinaj për përkrahjen institucionale që ai si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës po i ofron akademikut Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, që për momentin është në Gjermani për shërim dhe bashkarisht uruam shërim sa më të shpejtë të Kryetarit Mustafa që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë me angazhimet e tij politike dhe akademike.

Kryeministri Ramush Haradinaj na informojë ne familjarëve të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për hapat konkret që ai si Kryeministër po ndërmerr për ndërtimin e Memorialit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në Velani si dhe për fuqizimin e përgjithshëm të trashëgimisë politike të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për shtetin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here