BitcoinATM shton interesimin po sa fitojnë kosovarëve për paranë digjitale

0
172

Paraja për herë të parë është në pushtetin e njerëzve e jo në pushtetin e atyre që krijojnë paranë nga letra”…

Kështu po vlerësohet Bitcoin nga një pjesë e tregtarëve të kriptovalutave në Kosovë.

Veton Brahimi është një nga investuesit në monedhat virtuale, i cili në partneritet me një shok ka hapur kafenenë “Satoshi” në Prishtinë, ku të interesuarit mund të bëjnë pagesa me Bitcoin.

Që nga qershori i kaluar edhe Kosova iu bashkangjitë listës së 57 shteteve të botës të cilat operojnë në ATM të monedhave virtuale.

Brahimi i cili Bitcoin-in e përshkruan si “formë alternative e pagesave”, konsideron se ishte i nevojshëm sigurimi i aparatit BitcoinATM në Kosovë dhe “thyerja e akullit” për blerjen dhe shitjen e kësaj valute virtuale.

“Kemi pasë shumë reagime prej njerëzve ‘si po guxoni’ , duke e konsideruar si diçka të rrezikshme, diçka që mundet me pasë ndonjë implikim te shteti direkt”, thotë ai.

Bitcoin është e para monedhë virtuale në botë e decentralizuar. Sistemi i saj funksionon pa ndonjë bankë qendrore apo administrator. Bitcoin u mundëson përdoruesve të kryejnë transaksione pa ndonjë ndërmjetësues, ndërsa transaksionet verifikohen nga nyjat e rrjetit përmes përdorimit të kriptografisë dhe pastaj regjistrohen në një sistem publik të quajtur Blockchain.

Banka Qendrore e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton riimbursimin e parave të humbura”, thuhej në njoftimin e BQK-së.

Përkundër këtij lajmërimi të Bankës Qendrore, Brahimi mendon se është nevojë e njerëzve të kalojnë në “sende më të shpejta, më të mira e më të lehta, por edhe më të sigurta”, dhe sipas tij këto nevoja mund t’i përmbushë Bitcoin.

“Nëse don ti me pranu një pare të re, që nuk është e rregulluar me ligj nga shteti atëherë bankat i kanë frikën kësaj teknologjie. P.sh. nëse ti dëshiron ta kryesh një transfer duhet të shkosh në bankë, e çdo transfer jashtë shtetit kushton. Me Bitcoin mund të transferosh në gjithë botën dhe kushton vetëm një cent,” thotë Brahimi.

Ai thotë se Bitcoin është duke u mundësuar njerëzve një ekonomi që i liron ata nga barrierat momentale për qarkullimin e parasë në botë, por u ofron edhe anonimitet dhe privatësi.

Bitcoin funksionon si një projekt “Open Source”, është i hapur për çdo programer që dëshiron të japë ndonjë ide apo propozim për ndryshime apo zgjidhje të ndonjë problemi të caktuar brenda rrjetit të Bitcoin-it.

Aktualisht vlerësohet se në gjithë botën janë gjithsej 21 milionë Bitcoin-a, prej të cilave 16.9 milionë në qarkullim, me parashikim se 4 milionë do të vihen në qarkullim deri në vitin 2140.

Në Prishtinë përveç lokalit “Satoshi” janë edhe dy pika të tjera për blerjen dhe shitjen e Bitcoin-ave: në AlbVision dhe në Innovation Centre Kosovo.

Ardian Alaj, përfaqësues i kompanisë AlbvisionLtd, thotë se sjelljen e BitcoinATM në Kosovë e kanë parë si një mundësi për qytetarët e Kosovës që të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve tjera të zhvilluara.

“Përparësia është që një numër i madh i kompanive kanë filluar të kryejnë shërbime apo pagesa përmes Bitcoin-ave. Duke nisur nga kafiteritë, kompanive ndërtimore, autosalloneve”, thotë Alaj.

Një numër i caktuar i qytetarëve në Kosovë që kanë investuar në Bitcoin, po kryejnë pagesa për shërbime të ndryshme.

“Nuk ka dilemë më se a do të pranohet Bitcoin në Kosovë, kjo është veç realitet. Është fakt që në Kosovë përdorimi i Bitcoinit është mjaft i përhapur. Që nga dita e parë në muajin qershor kur kemi filluar me BitcoinATM ka interesim jashtëzakonisht të madh”, thotë Alaj.

Alaj thotë se rreziqet e përdorimit të Bitcoin-ave janë të ndryshme varësisht prej sulmeve kibernetike, dhe prej asaj se si e ruan dhe ku vendos ta mbash Bitcoin-in.

“Kjo është shumë me rëndësi që qytetarët që investojnë, të kenë parasysh që me pasë informacione të bollshme se si duhet ruajtur dhe se si duhet trajtuar kuleta digjitale e tyre”, shtoi Alaj.

Riad Imeri nga Vushtrria, ka investuar në Bitcoin një shumë prej 20 mijë euro. Ai thotë se duke marrë parasysh zhvillimin e madh në treg të kriptovalutave për momentin nuk është duke i përdorur ato për pagesa të ndryshme.

“Para 6 muajsh i kam investuar këto para. Momentalisht, shuma ime është dhjetë herë më e madhe. Tash po mendoj mos me investu për një kohë, do ta lë atë shumë që e kam pastaj më vonë mbetet ta shoh edhe rritjen e vlerës së Bitcoin-it. Kërkesa është aq e lartë sa që valutat janë duke u shitë me 10 % më shumë se çmimi aktual ”, thotë Imeri.

Duke i referuara deklaratës së Bankës Qendrore të Kosovës, Alaj thotë se roli i BQK është t’i vetëdijësojë, informojë dhe paralajmërojë qytetarët e Kosovës për rreziqet që iu kanosen.

“Shteti nuk ka nevojë me qenë garantues. Ai duhet të kujdeset dhe t’i paralajmërojë qytetarët për rreziqet, por në asnjë mënyrë nuk mundet t‘i ndalojë qytetarët apo ta obligojë Bankën Qendrore që t’ua garantojë kthimin e investimit”, thotë Alaj.

Meriton Feka, qytetar i Vushtrrisë thotë se do të investojë në Bitcoin sepse përdorimi i monedhave virtuale do të jetë i dobishëm për të gjithë.

“Kam vendosur të investoj në Bitcoin një shumë jo të madhe, deri 500 euro. Pa dyshim se Bitcoin është paraja e së ardhmes. Njëherë për njëherë dua vetëm të investoj por më vonë besoj që do t’i përdori edhe për pagesa të ndryshme, Po mendoj se në vitet e ardhshme do të ketë përdorim më të madh të monedhave digjitale. Përdorimi besoj që është shu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here