Shperthen Halil Matoshi : jeni tu ja tesh ju Medjat Kryeministrit Haradinajt se ……

0
195

Këshilltari politik në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka sulmuar gazetën Koha Ditore, pas publikimit të artikullit se të parit të ekzekutivit i është refuzuar viza britanike. Për këtë ka reaguar edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi i cili e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

Kryeministrit Ramush Haradinaj, ambasada amerikane nuk i pat kthyer përgjigje për vizë. Kryeministri, për shkak të mos përgjigjes nuk arriti të udhëtojë në Iowa të SHBA’së.

Gazeta Koha Ditore ka raportuar sot në mëngjes se Kryeministreit Haradinaj iu është refuzuar viza edhe për Britani të Madhe. Reagime të shpejta ka pasur nga shefi i kabinetit të kryeministrit Avni Arifi dhe tash edhe të këshilltarit politik në Qeveri, Halil Matoshi.

Matoshi, këto raportime i ka quajtur ‘fluskë mllefi e urrejtje’, pasi sipas tij ‘kjo gazetë është lëshuar në një fushatë të egër ndaj kryeministrit Haradinaj’.
Sipas tij, kjo nuk është ‘Koha’ e kohës së tij.

“Koha” e 10 vjetëve të mia dhe Koha e keqe… e padrejtë dhe e pa etikë…
Gazetë e çmuar dikur, e lexuar dhe sot për kritikën qeveritare – sepse shtypi këtë punë ka – porse tashti përtej kufijve të etikës (duke u lëshuar në fushatë të egër ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj) dhe përtej kufijve të estetikës!
Raportimi se Kryeministrit nuk i është dhënë viza britanike është fluskë mllefi dhe urrejtjeje. Kaq!
O zot, kjo është “Koha…” e defiguruar, e keqe, abuzive…
Besoj të jetë errësim i përkohshem i mendjes së dikujt!?
Kjo nuk është “Koha…” e kohës sime!???
I indinjuar!”, shkruan Matoshi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook.

Përveç Matoshit, për raportimet se kryeministrit i është refuzuar viza britanike, ka reaguar edhe këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi, i cili po ashtu sulmoi gazetën “Koha Ditore”.

Pavarësisht kësaj, as Matoshi as Arifi nuk ofruan argumente që dëshmojnë të kundërtën, me arsyetimin se viza e Haradinajt është në proces.

Gazeta shkruan se refuzimin i britanikëve për Haradinajn vije si masë ndëshkuese, pas përkrahjes që ai i ka dhënë nismës së deputetëve për shfuqizimin e Speciales./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here