Eksklozive: Pronocohen Familjaret e Isa Mustafes përkeqsohet gjendja se ….

0
387

Ish-Shefi i Qeverisë do të vazhdojë më më tutje trajtimin shëndetësor në Gjermani. Zyrtarët e LDK’së nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë. Por, kanë thënë se shëndeti i tij është përmirësuar. Kanë thënë se ka marrë disa rekomandime për vazhdimin e trajtimit shëndetësor me trapi fizikale.

Isa Mustafa po shkon drejt javës së katërt të trajtimit shëndetësor. Në LDK nuk kanë dhënë asnjë datë se kur lideri i tyre do të kthehet në Kosovë. Kanë thënë se mjekët gjermanë i kanë rekomanduar vazhdimin e terapisë fizikale.

Besnik Berisha, këshilltar i Isa Mustafës, ka thënë për Express se ish-Shefi i Qeverisë do të vazhdojë terapinë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim.

“Gjendja shëndetësore e z. Mustafa eshte e mire dhe tashme me kenaqesi mund t’ua konfirmoj se jane tejkaluar te gjitha telashet per te cilat ishte ordinuar trajtimi. Aktualisht vazhdon vetem fizioterapia dhe ky trajtim rekomandohet nga kompetentet te vazhdoje pa nderprerje edhe ne ditet ne vijim”, tha Berisha të shtunën për Express.

Sipas tij, Mustafa do të kthehet në Kosovë pasi mjekët të vlerësojnë se nuk do t’i nevojitet më vazhdimi i terapisë fizikale.

“Kthimi i z. Mustafa ne Kosove do te behet kurdo qe mjeket vleresojne se nuk eshte me tutje i nevojshem vazhdimi i terapise fizikale, perkatesisht qendrimi i tij ne institucionin qe eshte duke qendruar z. Mustafa per trajtim”, tha tutje Besnik Berisha.

Ditë më parë Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë potencuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe sipas tyre i njejti shumë shpejt do të kthehet në shtëpi.

Sidoqoftë, sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar. Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Isa Mustafa në vitin 2010, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar për në Bruksel, për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër.

Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në hierarkinë komuniste para viteve te 90’ta. Pastaj, është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2010 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here