Eksklozive: Thaçi me lojën e gjarprit, Veseli me lojën e dhelprës dhe Haradinaj me lojën e naivit

0
235

Mendoj, se brenda kësaj periudhe kjo qeveri duhet patjetër tu japë zgjedhje çështjeve si demarkacioni, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, transformimin e FSK-në Ushtri të Kosovës, bashkëpunim me Gjykatën Speciale dhe ta përgatisë vendin për zgjedhje të përkohshme parlamentare në pranverën e vitit 2019. Kurse, sa i përket asaj nëse kjo qeveri aktuale dhe kjo përbërje e Kuvendit nuk i japin epilog pozitiv çështjes së demarkacionit, vendi rrezikon të izolohet dhe po ashtu të humbasim mbështetjen e miqve tanë si BE dhe në veçanti të SHBA-ve”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

Për shkak tensionimet të Raporteve me Bashkësinë Ndërkombëtare veçmas me SHBA-në kjo Qeveri mund të bie. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe profile të ndryshme nga subjekteve politike, ku sipas tyre Kosovën e presin pasoja afatgjate në rast se nuk i kryen obligimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare. E pavarësisht kritikave të vazhdueshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk po ndalet.

Kështu, pas një takimi zyrtarë, të mërkurën ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do t`u japë llogari ambasadorëve, por vetëm Kuvendit për vendimet që merr.

I pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionit, Haradinaj tha se Qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve.

“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e Qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kryer. Unë habitem pse Parlamenti ende nuk e ka votuar, qeveria nuk ka çka bën më shumë, e kemi çuar raportin, e ka Parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjetë argumente që me e çu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pasur në sirtar, e tash nuk po e votojnë”, tha Haradinaj.

Ai nuk është ndalur me kaq. Ka deklaruar se nuk u japin llogari ambasadorëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here