Demarkacioni qon Haradinajn drejt dorëheqjes?

0
270

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka kërkuar prapë që Kosova urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas Apostolovas, Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo marrëveshje është çështje me interes kombëtar për vendin. Por se a do të merret parasysh nga Qeveria e vendit dhe partitë politike në Kosovë kërkesa e shefes se BE-së n ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar.

Kauzë për pushtet

Se kur mund të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e zi dhe si do të zgjidhet gazeta nuk ka mundur të marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës. Ata nuk kanë kthyer përgjigje fare në pyetjet e dërguara nga “Bota sot”.

Ndërkohë, çështja e Demarkacionit nuk është proceduar ende në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë nga LDK-ja ka thënë se opozita e kohës kur qeverinë e kishte LDK-ja e kishe shndërruar në kauzë të tyren vetëm sa për ta rrezuar pushtetin.

Bajram Gecaj, nga kjo parti ka potencuar se atë që e ka thënë Ambasadorja Apostolova e ka thënë LDK tash e tri vite, megjithatë sipas tij opozita e atëhershme kishte vendosur që ketë çështje ta shndërronte në kauzë politike përmes se cilës do të përmbyste pushtetin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here