Zbolohen Pasuria milionëshe dhe Bizneset e Feshehura të Nasim Haradinajt një nga ta eshte edhe Fermë të Lopëve

0
330

Pasuria milionëshe nga toka e privatizuar, nuk janë gjithë ajo që ka nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Ani pse Metro raportoi se Haradinaj nuk kishte deklaruar gjithë tokën që kishte privatizuar më 2009, duket se ai ka edhe diçka tjetër që nuk mendoi se duhet ta deklaronte.

Ka qenë vetë Haradinaj në një bisedë me Gazetën Metro që ka pranuar se ka një fermë që rritë lopë dhe prodhon qumësht. ‘Unë kam edhe një fermë prej 57 lopëve. Qumështore, dmth’, tha rrëshqitazi Haradinaj.

Por, 2’shi i veteranëve kishte harruar se në deklarimin e pasurisë nuk e kishte shkruar asnjë kompani prej të cilës merrte të ardhura. Kështu , në pyetjen se pse nuk figuron ky biznes, ai u përgjigj se është në kredi, andaj nuk merr para.

‘Nuk kam të hyra, pasi jam në kredita. Unë hala lajë kredita. Ka ndodhur që vjet jom kanë gati kah bankrotoj. Kam pasur problem me pagesa. Asnjë grant kurrë s’e kom marrë’, ka thënë ai.

Por, Metro ka hulumtuar bizneset që janë pronë e Haradinajt, dhe ato kanë rezultuar që janë hiç më pak se 3 që janë aktive në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.

Bëhet fjalë për ‘Euro Agro’ që është ferma e lopëve, ‘Energo Plan’ e cila merret me aktivitete të shumta përfshirë edhe ndërtimin e banesave, e po ashtu edhe ‘Energy L.L.C’, të cilën e ka në bashkëpronësi.

Megjithëse Haradinaj tha se ka kredi në dy banka dhe për këtë u arsyetua, ai nuk kishte deklaruar si të hyra dhe si kompani që është pronarë. Të hyra ka deklaruar vetëm nga rroga si drejtor i Bujqësisë.

Metro ka kontaktuar Agjencinë Kundër Korrupsionit, të cilët kanë sqaruar se zyrtarët e lartë mund t’i ikin konfliktit të interesit duke qenë pronar por duke bërë dikënd tjetër person të autorizuar, mirëpo siç thonë ata, zyrtarët mund të bëjnë ‘deklarim të rrejshëm’, nëse nuk i tregojnë të hyrat që kanë nga kompanitë.

‘Konflikti i interesit mund të shmanget nëse dikush tjetër bëhet person i autorizuar, por nëse nuk deklarojnë të hyrat, ata mund të bëjnë deklarim të rrejshëm të pasurisë’, thonë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ndryshe, Metro ka raportuar më herët për pasurinë gati 5 milionëshe të Nasim Haradinajt dhe për privatizimin e qindra hektarëve, disa prej të cilëve nuk rezultojnë të deklaruar në AKK. /Gazetametro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here