Eksklozive: Vet serbia e gjen Dorë vrasin e Oliver Ivanoviç

0
290

Mediat serbe, referuar burimeve jozyrtare, raportojnë se posejdohen regjistrime mbi vrasjen e Oliver Ivanoviç, krim i ndodhur në veri të Mitrovicës, pak ditë më parë.

Sipas gazetës “Kurir”, një nga personat që ishte në vendin e ngjarjes në dëshminë e tij ka folur për fiziononimë e vrasësit.

Sipas përshkrimit që ai kishte dhënë në polici, automjeti ishte e tipit “Opel Astra”, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte me moshë mesatare.

I dyshuari mbante kapuç në kokë. Pas vrasjes, i njëjti person pretendohet se iku në drejtim të fshatit Suvi Do.

Zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut, Besim Hoti në një prononcim ka thënë se policia do të veprojë konform autorizimeve të Prokurorisë së Shtetit.
“Askush s’ka thënë që pritet të arrestohet Milan Radojcic. Në asnjë element nuk presim të ndërhyjmë në punën e prokurorëve. Hetuesit policor punojnë nën autorizimin dhe çdo veprim vjen nga autorizimet e prokurorëve”, ka thënë ai.

Hoti theksoi se organet e sigurisë në asnjë aspekt s’guxojnë të spekulojnë dhe paragjykojnë për raportimet e tilla.

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviçit, Milena Popoviç Ivanoviç, deklaroi para disa ditësh se “dihet kush e ka bërë vrasjen, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kalojë aq lehtë”.

Atentatorët qëlluan mbi Ivanoviçin nga rruga, pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Stra”, të cilën e kanë djegur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here