Eksklozive: Haxhi Shala: Nisma nuk e përkrahë shfuqizimin e Speciales

0
176

Nisma për Kosovën nuk do ta përkrah shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, por plotësimin ndryshimin e këtij ligji.
Këtë e tha në në IMAZH të RTK-së, deputeti i kësaj partie Haxhi Shala.

Ai tha se deputetët e kësaj partie i kanë dhënë nënshkrimet duke menduar se po bëhet fjalë për plotësimin ndryshimin e ligjit, pasi që edhe peticioni i OVL të UCK-së ka qenë me këtë përmbajtje.

“Ne si Nismë për Kosovën, duam që të bëhet plotësimi dhe ndryshimi këtij ligji në mënyrë që të hetohen të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë, e jo të ketë shfuqizim të ligjit”, tha deputeti Shala.

Për këtë ide edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se do të mund të bisedohej, derisa ritheksoi se LDK-ja është kategorikisht kundër shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kurse sa i përket demarkacionit, deputeti Haxhi Shala tha se nuk ka asnjë iniciativë konkrete nga kjo parti siç ishte raportuar dje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here