Eksklozive: Bekim Haxhiu Qartet Vendimi i Lushtakut për shkarkimin tim, nuk ka vlerë as sa ni letër e tualetit

0
111

eputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se vendimi i Sami Lushtakut për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj nuk vlen fare, madje e ka krahasuar me vlerën e një letre të tualetit.

“ Nuk jam kundër kryetarit Sami Lushtaku. Por jam i zgjedhur me votë të Kuvendit e të Këshillit Drejtues e të Kryesisë nga kryetari i PDK-së. Me vota të anëtarësisë të PDK-së. Ai vendim i Sami Lushtakut për mua është ‘nul’ zero është. Edhe bash po t’kallxoj, sa për vendimin e tij, po më vjen keq me u shpreh, po as nuk ka vlerë sa ni letër e tualitetit” , është shprehur deputeti Haxhiu për Periskopin.

I pyetur nëse do të jap dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit pas këtyre zhvillimeve, Haxhiu nuk ka dhënë një përgjigje, duke përsëritur faktin se ai vendim nuk vlen asgjë dhe se ai vazhdon të mbetet edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetar i Degës.Haxhiu ka thënë se në Skenderaj është aturotitet i pa kontestueshëm, pasi ka dalë deputeti më i votuar në Skenderaj në tri palë zgjedhje,“ Kush, a ti po ma përcakton të ardhmen mu a ?!..

Ai vendim nuk vlen kurrgjë. Unë jam anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe nënkryetar i PDK-së në Skenderaj. Jam anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike, jam anëtar i grupit parlamentar të PDK-së, jam deputeti më i votuar në tri palë zgjedhje në Komunën e Skenderajt, jam autoritet i pa kontestueshëm në Komunën e Skenderajt, që Sami Lushtaku me të birin i tuten , me disa langaraqa të vetë” ka përfunduar deputeti Bekim Haxhiu për Periskopin.Sot deputeti Haxhiu me një vendin të PDK-së në Skenderaj është shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Degës.Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një përgjigje për Periskopin, ka thënë se s’ka asgjë personale me deputetin Haxhiu, pasi atë e ka shkarkuar partia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here