Eksklozive: Bekim Haxhiu : Ajt se shihemi te Baba o Sami Lushtaki edhe PDK me Baben

2
254

Bekim Haxhiu, të cilin e ka shkarkuar kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, nga pozita e nënkryetarit, thotë se nuk e pranon këtë shkarkim dhe se nuk është i rregullt. Për vendimin e Lushtakut, deputeti Haxhiu thotë se ai, po bën veprime sikur të ishte “baba” i partisë.

Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi thotë se vendimi për shkarkimin e tij, të cilën e mori Sami Lushtaku dhe një grup i anëtarëve të degës, është krejtësisht i pabazë.

Duke aluduar në djalin e Sami Lushtakut, deputetin Mërgim Lushtaku, Haxhiu thotë se ashtu sic ka të drejt djali i dikujt të kandidojë për deputet, edhe asamblistët të cilët janë përjashtuar nga dega e PDK’së në Skenderaj, kanë pasur të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe përkrahjen ndaj kryetarit të Komunës, Bekim Jasharit.

“Vendimi” i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij. Servilët e tillë i bëjnë dëme atij dhe Partisë, duke e menduar atë si “BABA” të partisë.”, ka thënë ndër të tjera Kamishi për Lushtakun.

Ky është reagimi i plotë i deputetit Haxhiu:

Të nderuara Struktura të PDK-së në Skënderaj,

Të nderuar bashkëpartiakë,

Të nderuar votuesë dhe simpatizantë të PDK-së,

Lidhur me gjoja “vendimin” për shkarkimin tim nga pozita e Nënkryetarit të Degës se PDK në Skënderaj, e shoh të arsyeshme të sqaroj edhe njëherë se unë vazhdoj të jem Deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PDK-së, anëtarë i Kshillit Drejtues të PDK-së, anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.

Pasi tashmë e dimë secili nga Ne se PDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe strukturat aktuale e kanë për detyre vetëm të përcjellin këto zgjedhje, duke filluar nga Seksionet e deri tek përzgjedhja e delegateve për Konventën e Partisë, andaj vendimet e grupacioneve të caktuara për “përjashtime”, “shkarkime” nuk kanë kurfarë efekti juridik. Të gjithë jemi në proces të ri zgjedhor në PDK dhe pozicionet tona në strukturën e PDK-së do t’i përcaktoj votuesi ynë.

Çdo mbledhje tjetër e thirrur me nguti dhe pa njoftim paraprak, pa ditur as rendin e ditës, është mbledhje vetëm e individëve të caktuar dhe assesi e Kryesisë se Degës, dhe është në kundërshtim të plot me dispozitat e Statutit dhe Aktet tjera të partisë. PDK është organizim politik dhe partiak vullnetar dhe ka Aktet e saj të organizimit mbi bazën e të cilave vepron, me synim bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe subjektet tjera në interes të qytetarëve. Andaj, askush nuk mund ta shkarkojë e as përjashtojë askënd, aq me shumë kur nuk ka asnjë arsye dhe asnjë bazë. E mbi të gjitha, kur je deputeti me votuar për tri mandate radhazi, je anëtar i organit me të lartë të Partisë (anëtar i KD në qendër) , GP tè PDK-së dhe pjesë e çdo organizmi dhe përfaqësimi të Partisë.

Deklarimet nëpër media për gjoja “përçarjen” e degës janë ‘non sens’ i llojit të vet. Si mund të “akuzohen” asamblistët se kanë votuar pa vullnetin e degës Kryesuesen e Kuvendit Komunal, kur ata kanë votuar pikërisht asamblistën me të votuar të PDK-së !?

Nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im në përkrahje të djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre! Për mua kandidimi i Bekim (Hamëz) Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt, ka qenë nderi me i madh që iu është bërë qytetarëve të Skënderajt dhe për mua ishte privilegj angazhimi politik në përkrahje të tij.

Nëse dikujt i ka penguar se ata asamblistë të PDK i janë ofruar për përkrahje Bekim Jasharit, me synim zhvillimin e Skenderajt, prapë është punë dhe mbetet në ndërgjegjen e tyre. Përkundrazi unë mendoj, ashtu siç ka të drejtë djali apo vajza e dikujt të kandidoj dhe behët deputet apo asamblist, edhe ata të rinjë si Fatbardha, Iliri, Dritoni, Fatlumja e të tjerë, kanë të drejtë të japin mendimet dhe qëndrimet politike, andaj “përjashtimin” e tyre mund ta bëjnë vetëm qytetarët me votën e tyre. Askush nuk mundet të “përjashtoj” njerzit me vlera të larta kombëtare, sië janë: Sami Oruqi, Musa Fazliu dhe Azem Gashi, të cilët edhe janë kryetarë të Nëndegëve të PDK-së të zgjedhur me votë të lirë.

Poashtu dua të theksoj, se nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale dhe se bashkëpunimi im me Kryetarin e Degës z. Lushtaku nuk ka munguar kurrë, e kam ndihmuar sa herë që ka pas nevojë, edhe kur ka pas probleme shëndetësore, etj.

Unë kam respektuar në plotni hierarkinë e Partisë si në degë, ashtu edhe në qendër. Njëkohësisht gjithë strukturat dhe votuesit e PDK-s e dinë se në zgjedhjet e fundit kam përkrahur dhe lobuar publikisht për djalin e Samiut, tash kolegun Mërgim Lushtaku.

Ne kemi luftuar për Liri dhe Demokraci, falë Zotit ja kemi dalë dhe sot në Demokraci ka rregulla dhe duhet respektuar mendimet e vendimet e secilit, për ndryshe rrëshqasim drejtë autokracisë dhe humbet kuptimi i lirisë politike.

“Vendimi” i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij. Servilët e tillë i bëjnë dëme atij dhe Partisë, duke e menduar atë si “BABA” të partisë.

Ndihem krenar që për tri mandate si deputet me iniciativën dhe me mbështetje financiare kam ndërtuar 7 shtëpi për njerëzit me nevojë, kam dhanë 50 bursa për studentë dhe kam ndihmuar çdo qytetarë që kudo që kam pas mundësi. Puna ime vlerësohet nga e gjithë anëtarësia e PDK-së, jo veç në Skënderaj por në mbarë vendin!

Zgjedhjet në parti janë të hapura dhe të lira, secili ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet, por duke respektuar vullnetin e anëtarësisë dhe procedurat demokratike. Gara fitohet me vota dhe lobim, jo me intriga dhe linçim!!!

Unë do vazhdojë të mbes besnik i votueseve të PDK-së dhe na prifë e mbara në zgjedhjet e brendshme!

I juaji,

Beim Haxhiu

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here