Veliu: Mos ta shfrytëzojmë gjendjen e Mustafës për të garuar se kush do të bëhet kryetar i LDK-së

0
265

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se askush nuk po e shfrytëzon momentin e largimit të përkohshëm të Isa Mustafës nga partia, për të krijuar terren dhe përgatitje për të marr kreun e partisë.

Veliu në një prononcim për Periskopin ka thënë se në LDK nuk ka ndarje gjeneratash, duke demantuar kështu raportimet se gjenerata e vjetër e LDK-së po mundohet që t’i lë jashtë loje anëtarët më të rinj të partisë në garën për të parin e LDK-së.

Sipas tij këtë vit LDK-ja nuk ka zgjedhje dhe nuk është momenti që të diskutohet për këtë çështje.

“Nuk është askush duke e shfrytëzuar këtë moment, mas pakti unë. Sepse unë bile jam shumë kundër këtyre gjërave, dhe nuk është situatë që me ndodh diçka të tillë, sepse LDK-ja nuk ka kurrfarë fushatë, dhe kurrfarë procesi zgjedhor. Ne e kemi kryetarin e zgjedhur, ai është përkohësisht jashtë vendit, dhe na presim që ai të kthehet shumë shpejtë”, ka thënë Veliu .

Ai ka thënë se në këtë kohë as që po diskutohen zgjedhjet e brendshme.

“Me statutin e LDK-së derisa kryetari është në pamundësi për ta kryer detyrën, janë nënkryetari, sekretari, dhe personat që janë të angazhuar në bazë të statutit për të kryer punë të përgjithshme, ndërsa për çështjet tjera as që po diskutohet dhe as që po merret askush”, ka sqaurar Veliu.

E ndarjen e gjeneratave brenda partisë Veliu e ka kundërshtuar plotësisht.

“ Nuk ekziston ndarje e gjeneratave në LDK. Në parti politike nuk ka gjeneratë të vjetër dhe të re. Të gjithë anëtarët e kanë të caktuar rolin e tyre sipas statutit. Proceset zgjedhore janë të rregulluara me rregullore, na këtë vit nuk kemi proces zgjedhor dhe nuk është nevoja që të shqetësohet askush”, ka deklaruar ai.

“Nuk është as dita e as momenti dhe as koha për të diskutuar rreth kësaj çështje” ka përfunduar Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here