Kush po Ankohet për Vizat e punes : po Ambasada e Gjermanisë do të japë viza pune për punëtorët e kualifikuar

0
254

Deri në vitin 2020, Ambasada e Gjermanisë do të japë viza pune për punëtorët e kualifikuar.

Megjithatë, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, ankohen se largimi i profesionistëve ka filluar të ndihet në tregun e punës.

Nexhmi Muçiqi ka një biznes të vogël në periferi të Prishtinës. Por dhënia e vizave të punës për shumë punëtorë nga ambasada të ndryshme për të punuar në shtete evropiane, atë e ka dëmtuar shumë.

Ai për RTK-në, tha se 6 punëtorë të kualifikuar e kanë lëshuar punën nga kompania që drejton, duke shkuar jashtë vendit.Në anën tjetër, aplikimi i të rinjve për viza pune vazhdon.

Njëri nga ta është edhe Rilind Bytyqi nga SuharekaIbrahim Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, deklaron se në rrethanat në të cilat gjendet vendi, ky fenomen nuk mund të shihet si diçka shqetësues.
Ndërkohë, nder institucionet që janë prekur më shumë nga dhënia e vizave të punës është QKUK. Gjatë vitit 2017, shtatë mjekë dhe 11 infermiere kanë lëshuar vendin e punës në këtë institucion shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here