Besa Gaxherri: Haradinaj nuk po sillet si kryeministër por si …..

0
246

Gjendja në të cilën është katandisur Kosova, sipas deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri tashmë nuk ka mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja.

Ajo në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se qëndron prapa vendimit të partisë së saj karshi çështjes së Gjykatës Speciale.

Madje, ajo kryeministrin Haradinaj e sheh ende si një “kryetar i një partie të vogël” e që sipas saj, duhet të vetëdijesohet e ta prezantojë postin që e ka.

“Duke ju falënderuar SHBA-së ne kemi një Gjykatë me ligjet e Kosovës. Tash unë nuk po mund ta kuptoj këtë kryeministër i cili po sillet si të jetë kryetar i një partie te vogël, nuk duhet të sillet si i tillë, është kryetar i shtetit, atë që i nevojitet Kosovës, edhe nëse ka qenë kauzë e tij, duhet të dalë para qytetarëve e të thotë jam kryeministër”, ka thënë Gaxheri.

“Unë po e shoh shumë keq këtë kryeministër i cili asnjëherë prej ditës që e ka marrë këtë post nuk është sjell si i tillë, vetëm një kryetar i cili ka marrë petkun e kryeministrit dhe ka fuqi. Duhet urgjentisht të shpallen zgjedhjet, para se të shkohet ne zgjedhje duhet të mblidhen liderët e partive politike që të zgjedhin temat nacionale se mjaft më u morëm me poenë politik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here