Fitorja e sotme, humbja më e madhe e Lëvizjes thot Fisnik Ismaili

0
135

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shkruar për Lëvizjen, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

E dashtun Lëvizje VETÊVENDOSJE!

Një prej problemeve që i kam pasë me qasjen tonë, prejse kam hy në Lëvizje ne 2011, është se në çdo betejë, edhe kur kemi pësue disfata, jemi mundue me i paraqitë si fitore.

Kjo është shumë e natyrshme, kur dojmë me e ndryshue perceptimin publik për një çashtje, sepse e bajnë krejt këtë gja. Është pikërisht qysh funksionon politika.

Por, çka është shumë e rrezikshme, është kur fillon me besue se këto nime janë fitore, edhe në vend se me u ba vetëkritik, ti fillon me mendue se je më i miri, e se je i pagabueshëm.

Me mendue se je superior edhe s’është kurrkush më i mirë se ti, ka tendenca shumë të rrezikshme, që kanë nisë me u shfaqë në mënyrë alarmuese, posaçërisht javët e fundit. S’po du me mendue sa larg munden me shkue këto, veç e di që historikisht s’kanë përfundue mirë.

Vetë plot herë kam “spin” statusa në favor të Lëvizjes, edhe kur e dijsha që kemi gabue, e problemin e kisha kur brenda e ngritsha si çështje, por kurrkush nuk e pranojke se Lëvizja gabon. Bile edhe u kritikojsha për këtë.

Madje kam luftue e fjalosë me njerëz, e kam humbë miq e dashamirë, duke mos i pranue gabimet publikisht, githmonë duke e arsyetue qet Lëvizje, tuj shpresue se po mësojmë prej gabimeve. Amo prit, se nëse nuk mendon se je gabim, atëherë as nuk mëson diçka të re.

Në 2013 e fituem veç Prishtinën. Në tjerat komuna as në balotazhe. U çuem peshë prej gëzimi për Kryeqytetin, pa ba analizë se pse dështuem në tjerat.

Në 2014 u rritëm për veç dy deputetë. Prapë, në vend të një analize për rritjen kaq të vogël, rrehëm gjyks se jemi subjekti i vetëm që po rritemi.

Në qershor 2017 u dyfishuem me deputetë edhe rrehëm gjyks se jemi subjekti i parë në Kosovë përnga madhësia, por asnjëherë nuk u ulëm me e analizue, e qebesa edhe me lypë llogari përbrenda, se pse nuk jemi në qeveri, e pse Rambo na u ba Kryeministër?

Tash, duke i besue këtyne fitoreve, 200,000 votat Lëvizjën e bënë arrogante. Nuk shkuen dy muej, edhe arroganca u shpërfaq në zgjedhje lokale, si në numër votuesish, ashtu edhe në fitore me qykë të zorit në dy qytete të rëndësishme, për të cilat prapë, në vend se me u ulë me analizue se ku gabuem, vazhduem me rrehë gjyks që fituem trefish ma shumë komuna – prej një, në tri.

Për fat të keq, Lëvizja ime e dashtun, është pikërisht kjo arrogancë, e kjo bindje e rreme se Lëvizja nuk gabon, që po i shtyen njerëzit me u dorëheqë, sepse realiteti brenda Lëvizjes nuk po përkon më me çka po ndodhë jashtë saj.

Edhe qysh reagon Lëvizja? Me edhe me më shumë arrogancë: Do me iu tregue të pakënaqurve vendin, duke iu tregue fuqinë përbrenda, me iu tregue se ata janë gabim. Me numra.

Në fund, në vend se me reflektue se pse nuk dolën 20,000 anëtarë dje me votue për Kryetar, që janë 70% e krejt Lëvizjes, përfshi edhe mue, që kjo arrogancë ma ka shpifë krejt çka po shoh tuj ndodhë brenda, Lëvizja shkon rrehë gjyks se 98.82% e kanë votue Albinin edhe se kjo është fitore e madhe që e tregon demokracinë brenda.

Jo, kadal. Kjo po e shpërfaqë veç arrogancën e Lëvizjes edhe qasjen përjashtuese të saj, për krejt ata që po mendojnë se Lëvizja s’e ka gjithmonë mirë, madje edhe gabon boll shpesh. Unë jam një prej tyne, që qe rrafsh dy muej sulmohem, veç pse po e lus Lëvizjen mos me gabue ketë herë kaq shumë. S’është demokraci kjo, jo. Kjo është “Ose qysh them unë, ose dil jashtë.”

Edhe mos, Lëvizje e dashtun, mos u thirr në demokraci, kur deri dje krejt vendimet i ke marrë në grup të vogël njerëzish, pa ia pyetë letrat askujt, e pikërisht qeta arroganca s’po të len me e ndryshue.

E nëse shpërfillen qata 20,000 anëtarë që nuk kanë votue, atëherë po shpërfillen edhe 170,000 votues të Lëvizjes, të cilëve qe 2 muej rresht Lëvizja iu dha veç dhembje, dëshpërim, e mbi të gjitha, arrogancë. E ata bash kurrgja Lëvizjes nuk i kanë borxh.

Ky është momenti i fundit, e dashtuna Lëvizje, me reflektue jashtë, te njerëzit e qesaj Kosove, të cilët një herë në 4 vjet dalin jepin kokërr, derisa ditët tjera mirren me sigurue kafshatë buke, e jo me u obsesionue me vetveten aq shumë, deri në pikën që me harrue se ekziston qytetari, sepse qytetarit më së paku i intereson arroganca. Madje e irriton fort.

Kjo mendësia që krejt bota sillet rreth Lëvizjes, rrjedhimisht Albinit, ka rrezik me i kushtue Lëvizjes. Veçse i kushtoi me boll do njerëz që dolën, e që unë mendoj se janë shumë me vlerë edhe të drejtë e të sinqertë, e që s’mbeti aktivist pa i përulë ata, e minimizue karrshi Albinit, që mue më ka dëshpërue e tmerrue fort.

Kadal pak, Lëvizje e dashtun, se s’asht që ke qaq shumë kuadro, për me i gjue edhe qata në bërrllog kaq lehtë. Nesër me u futë në qeveri, jam shumë kurreshtar me e pa prej kujt ish formue kabineti.

Edhe mos kujto që me këtë arrogancë ka me u ba rreshti i gjatë i njerëzve me vlerë, për me iu bashkue Lëvizjes. Jo kur e dijnë që brenda ditës je në gjendje me ua pështye vjet e vjet kontributi, si mos me pas ekzistue ata kurrë, nëse veç iu shkon mendja me mendue pak më ndryshe se qysh i thue ti.

Për këtë janë sigurue aktivistat, të cilët qe dy muej nuk kanë shprehë kurrgja tjetër, veç arrogancë drejt plot deputetëve të saj. Arrogancën që ti Lëvizje ua legjitimove, sepse asnjë herë të vetme nuk iu bane thirrje me u ndalë.

M’ke ba edhe mue arrogant, e dashtun Lëvizje, e për këtë sinqerisht duhem me iu kërkue ndjesë krejt atyne, që arroganca ime e padrejtë i ka ba me u ndje keq. Ka edhe asi që e kanë lypë. Të paktën unë po e pranoj se në raste kam gabue, e po shpresoj se mësoj prej gabimeve të mia.

Më fal që po duhet qeshtu me ta thanë, Lëvizje e dashtun, por kur folsha aty brenda, nuk më ngojshe. Qekjo fitorja e sotme, për mue, është humbja më e madhe e Lëvizjes deri tash.

Shpresoj ta kem gabim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here