Ekslozive: Konjufca: Xhavit Haliti votoi ‘ndryshe’, Pyeteni Halitin pse mendon kështu

0
145

Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka pasur kuorumin që të mbajë mbledhjen e saj. Në këtë mbledhje u mor vendim që iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’i shkoj për shqyrtim Qeverisë së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se nga anëtarët e Kryesisë i vetmi që ka votuar ndryshe ishte Xhavit Haliti.

Po mendoj që njëri dalloi nga vendimmarrja dhe për këtë duhet ta pyesni zotin Xhavit Haliti se përse mendonte kështu”, tha Konjufca, i cili nuk është anëtar i Kryesisë, por ishte aty si përfaqësues, raporton Periskopi.

Haliti, i cili është anëtar Kryesie, edhe publikisht e kishte pranuar se është kundër shfuqizimit të Speciales.

“Personalisht unë nuk e kam problem këtë gjykatë. Unë jam i gatshëm të ballafaqohëm me të për të bëmat e mia”, kishte thënë ai.

Konjufca tha se topi tash është në anën e Qeverisë Haradinaj.

“Kryesia mori vendim që Gjykata Speciale t’i shkojë për procedim Qeverisë. Morëm vendim me shumicë votash që nisma e deputetëve për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara t’i shkojë për shqyrtim Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra, kemi një avancim të kësaj nisme dhe tash mendoj se ju me kamerat tuaja do të shkoni ta pyesni Qeverinë e Kosovës se çka do të bëj”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here