Publikojnë votën pro babës së Vetëvendosjes Përkrahësit e Kurtit

0
183

Albin Kurti po votohet nga përkrahësit e tij. Të njëjtit kanë shpërndarë fotografi nëpër rrjete sociale nga fletëvotimi i zgjedhjeve të brendshme të VV-së. Në këtë fletëvotim janë tri opsione: për, abstenim dhe kundër. Njëri prej anëtarëve të VV-së ka publikuar votën pro Kryetarit të ardhshëm të Partisë.

Shkruan gazeta ekspres

Sigurisht se opsioni i parë “PËR” po rrumbullakohet nga anëtarët dhe përkrahësit e VV-së që e cilësojnë Kurtin Babë.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjen kanë filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 19:00.

Më parë VV njoftoi se deri më tani procesi zgjedhor është shënuar pa ndonjë parregullësi, ndërsa kanë bërë thirrje që anëtarët e saj të dalin sa më shumë në votime.

Në garë për kryetar të VV-së është vetëm një kandidat – Albin Kurti. I njëjti nuk po votohet nga të dorëhequrit, shkruan Gazeta Express.

Vetëvendosje po përballet me përçarje brenda partisë.

Sipas asaj që po publikohet nëpër media Visar Ymeri është opsioni i mundshëm për kryetar të saj, ndërsa, tezaku i tij Shpend Ahmeti thuhet se do të jetë kandidat për kryeministër.

Deri më tani është vërejtur se Albin Kurti ka raporte të mira me njërin prej njerëzve kryesor të Shpend Ahmetit, Arben Vitia. Vitia ishte privilegjuar nga Kurti kur atë e kishte caktuar për të lexuar letrën nga burgu me të cilën i drejtohej aktivistëve të VV-së.

Ndërkohë, përkrahësit e Albin Kurtit, kanë njoftuar se e kanë kryer obligimin, duke votuar për liderin e ardhshëm trevjeçar të Partisë. Kanë bërë thirrje të dalin edhe të dorëhequrit e deritashëm me në krye ish-Kryetarin Visar Ymeri, shkruan Gazeta Express.

Por, thirrjen edhe të Kurtit nuk e kanë dëgjuar të dorëhequrit.

Deri tash asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë. Në fakt, në zgjedhjet partiake kandidon vetëm Albin Kurti për Shef të Partisë, njësojë qysh kishte ndodhur para tre vitesh kur ishte votuar për Visar Ymerin.

Në votime s’ka dalë as Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Aida Dërguti, Shkodran Hoti, Zgjim Hyseni etj, të gjithë të larguarit nga pozitat udhëheqëse në VV kanë deklaruar se mbesin anëtar të partisë. Rrjedhimisht kanë të drejtë edhe të votojnë.

Në gjithë këtë situatë, Albin Kurti, kandidati i vetëm për Shef të Partisë, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të votojnë.

Madje, kohë më parë, Kurti kishte kërkuar rikthimin e tyre në Parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.

Por, Visar Ymeri, ishte përgjigjur negativisht Kurtit. Kishte thënë se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa ka deklaruar se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme/perkrahesit-e-kurtit-publikojne-voten-pro-babes-se-vetevendosjes-489568/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here