Ekslozive Lajmi i fundit : Dallimi i votave për kryetar te vv sa kishte Visar Ymeri e sa tani Ka Albin Kurti

0
91

lbin Kurti dhe Visar Ymeri dallime kanë edhe në votat e marra për të parin e partisë. Kështu, Kurti, i cili sot u zgjedh kryetar i VV’së prin me numër të votave.

Kryetari i ri i VV’së është Albin Kurti, i cili u zgjodh me 98.82% të votave të anëtarësisë së kësaj partie. Kështu, lideri suprem i VV’së ka një përqindje më të madhe të votave krahasuar me ish-kryetarin i cili dha dorëheqje në fund të mandatit të tij.

Tre vjet më parë, kur mori besimin për të udhëhequr me Lëvizjen Vetëvendosje, Visar Ymeri, si kandidat i vetëm kishte marrë 96.42% të votave.

Diferenca me përqindje mes dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje është 2.4 %.

Sipas rezultateve preliminare të publikuar nga Vetëvendosje për Kurtin kanë votuar 98.82%, kundër 0.61% derisa kanë abstenuar 0.57%. Vota të pavlefshme ishin 0.26%

Ndërkohë, ende pa u shpall rezultatet preliminare, Kurti u urua në Facebook nga Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

“Na priftë e mbara me kryetar Albin Kurtin!”, shkruan Kollçaku në Facebook

Në votimin e sotëm nuk mori pjesë Visar Ymeri. Ai së bashku me Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun dhe disa të tjerë janë dorëhequr.

Përçarja në Vetëvendosje e nisur prej më shumë se një viti, u mësua nga publiku kur u publikua një mesazh privat i Aida Dërgutit ku ajo e quante Kurtin ‘mut’.

Ajo dha dorëheqje nga Kryesia e partisë derisa nisën edhe përçarjet e fyerjet në rrjetet sociale.

Aktualisht, krahu i Dardan Molliqajt, siç raportoi Express ditë më parë po planifikon krijimin e një partie të re e cila do të udhëhiqej nga Visar Ymeri.

Shkrun Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here