Agim Veliu : Sikur ne viti e 90-ta – jemi te izoluar

0
47

Në akademinë përkujtimore në 12 vjetorin e vdekjes së ish- presidentit Ibrahim Rugova, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi me standardet më të larta në politikë.

“Në histori burrështetasit e mëdhenj nuk jetojnë gjatë dhe nuk i shijojnë frutet e punës së tyre. Më e rëndësishme që i la Kosovës trashëgimi janë aleancat e përjetshme me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ai nuk merrej me kritika dhe gjera të vogla sepse përqendrimin e kishte në punë të mëdha. Në kohën e sotme Kosova ka shumë nevojë që të mësojë nga përvoja politike e Rugovës për dallim nga këta të sotmit që po i vendosin interesat e veta përpara interesave të shtetit”, ka thënë Veliu, raporton KTV.

Tutje, nënkryetari i LDK-së tha se sot Kosova është më e izoluar ndërkombëtarisht sesa në vitet e ‘90-ta kur Rugova vepronte.

“Mënyra se si qeveriset dhe drejtohet sot Kosova nuk është rruga se si na mësonte Rugova. Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit Rugova kemi nevojë më shumë për mësimet e tij”, u shpreh Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here