imami Elvis Naçi: Pyetet për homoseksualët, të lë pa fjalë me përgjigjen e tij

0
323

Pyetet për homoseksualët, imami Elvis Naçi të lë pa fjalë me përgjigjen e tij

Imami Elvis Naçi ka habitur mëngjesin e sotshëm me disa prej deklaratave të tij, e veçanërisht me ato që kanë lidhje me homoseksualët.

Ai u pyet nga Eno Popi se çfarë mendonte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT.

Sipas Naçit, edhe imam, edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame dhe në çdo fe tjetër, por ai e justifikoi këtë fakt me argumentin se të gjithë bëjmë gabime dhe mëkate.

Ndër të tjera Elvisi e cilësoi homoseksualizmin si mëkat të madh. Ai tha se qasja ndaj homoseksualëve është vetëm duke i këshilluar ata, e jo duke sharë apo ofenduar.

Naçi u shpreh:

Është një risi. Normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë.

Por ka një mesatare të artë. Në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike.

Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here