Ekslozive: “Urdhër arresti për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin”

0
526

Në vitin 2001, ishte botuar libri “Lufta pa Maska”, me autor Gani Gecin. Ky libër ishte mbështetur dhe financuar nga gazeta “Bota sot”.

Në librin “Lufta pa Maska”, ish ushtari i UÇK-së, njëri nga shtatë vëllezërit Geci, Ganiu, rrëfen ngjarjet që i kishte përjetuar gjatë luftës.

Për njërën ndër ngjarjet që shkruhet në librin “Lufta pa Maska”, është ajo kur ishte lëshuar urdhër arrest ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Gjatë asaj ceremonie mortore vërejta se gjërat kishin ndryshuar. Mora vesh se do të vepronte një mekanizëm tjetër. Kur u ktheva në shtëpi, u thashë vëllezërve të mi. Më vonë erdhi në shtëpinë tonë Mehdi Bardhi i Drenasit, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në atë kohë. Mehdiu foli për situatën aktuale. Unë e ndërpreva Mehdiun dhe i thashë: – Gjërat kanë ndërruar Mehdi. Ju duhet të organizoheni në luftë, në qoftë se nuk e bëni këtë, do të shkojnë gjërat mbrapsht, ata do të bëjnë çmos për t’ju larguar nga skena! – Jo nuk ka problem! Nuk mund të ndodhë ajo punë! Ne jemi këtu!, ma ktheu. – Mirë! Ani nuk ka problem! – i thashë Mehdiut, dhe shtova – Do të shohim se si do të shkojnë punët. Unë mendoj se ti personalisht do të kesh punë me ta. Duhet ta dish se ka filluar lufta dhe çdonjëri duhet të japë kontributin e vet në luftë dhe kur të çlirohemi, do ta japim kontributin në paqe! – Të njëjtën ditë e pashë Mehdiun me dy persona, asnjë njeri tjetër nuk i afrohej. E pashë ndryshimin, ata e kishin përgatitur terrenin e izolimit.

Pastaj shkuan punët siç shkuan. Ne mbroheshim gjithnjë në Llaushë. Armatim kishim pak, na u kishte ndalur, ashtu si në Prekaz. Sami Lushtaku kërkonte armatim, ata nuk i jipnin”, thuhet në libër.
Sipas asaj që ka rrëfyer në libër Geci, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Avni Haxha dhe një grup tjetër, që bënin pjesë në shtabin e Jetullah Gecit, kishin lëshuar urdhër arrest ndaj Thaçit e Selimit.

 “Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Avni Haxha dhe një grup tjetër, që bënin pjesë në shtabin e Jetullah Gecit e kanë nënshkruar fletë-arrestin për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin: “. . . Po qe se zihen në zonat e Drenicës të sillen në shtabin e Likocit, për shkak të ndarjes së armatimit, për shkak të malverzimeve që janë bërë me armatim!  . . . ” Armatimi po mbetej në Rrafshin e Dukagjinit. Të gjithë luftëtarët e Drenicës që shkonin për të tërhequr armatim, nga tri pushkë automatike që u takonin, vinin vetëm me nga një pushkë dhe me dy karikatorë, të tjerat ndaleshin atje”, shkruhet në librin “Lufta pa Maska”, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Gecit, këto ishin probleme të mëdha.

“Këto ishin probleme të mëdha. Mandej ndodhi sulmi i shkieve të fshatrave Grabc the Binq të komunes së Klines të Begut, të cilët sulmuan fshatrat Jashanicë dhe Osdrim. Njësiti i Llaushës u thirr për të shkuar atje. Aty udhëhiqnin Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit, dhe Abedin Rexha. Ne shkuam, njëmbëdhjetë vetë. Na dhanë një top pa dridhje 75 mm që e kishte sjellë Sylejman Selimi. Ne duhej të godisnim me të pozicionet serbe në Grabc e Blinq, që ndodheshin përballë. Topi kishte vetëm katër predha dhe i mungonte shenjuesi optik dhe mekanik. Edhe sikur ne të ishim profesionistët më të mëdhenj me ato katër predha dhe me atë top në atë gjendje, do të kishte qenë tepër e vështirë të bënim ndonjë gjë. Unë nuk dija se si mund të shenjohej ndryshe me atë top veçse me përafërsi, përmes grykës së topit. Por përmes asaj gryke shiheshin të gjitha fshatrat”.

Geci ka rrëfyer edhe se si Sylejman Selimi kishte dështuar të godas një shtëpi me top, si dhe përgjimet nga radiolidhjet serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here