Ekslozive: Lajmërohet vëllai i Rexhep Selimit

0
316

slam Selimi ishte plagosur të premten derisa kishte shkuar në familjen e Xhevat Nuhiut. Kishte përfunduar në QKUK.

Nuhiu është arrestuar ndërsa familjarët kanë thënë për Express se vëllai i Rexhep Selimit kishte shkuar në shtëpinë e tyre duke e sulmuar Xhevatin.

Islam Selimi i kishte shkuar Xhevat Nuhës në shtëpi. Aty edhe kishte filluar përleshja fizike, ku më pas Selimi që është vëllai i deputetit të VV-së, e kishte goditur Nuhën me shipkë të hekurit. Ky i fundit ka shkrepur me armë zjarri duke e lënë të plagosur Islamin. Këtë shpjegim e ka dhënë djali i Xhevat Nuhës, për Gazetën Express teksa ka sqaruar plagosjen që ndodhi të premten mbrëma.

“ Islami ka ardhur te shtëpia, ka pasë përleshje fizike. Në oborrin tonë ka ndodhë ngjarja. I ka rënë babës me shipkë të hekurit. Ka reaguar në vetëmbrojtje”, ka thënë Gjergj Nuha.

Në gjithë këtë situatë, Gjergji thotë se nuk mund të flasë për detaje të tjera të rastit pasi është këshilluar nga familjarët dhe hetuesia. Krejt këto sipas tij do të sqarohen nga vetë Xhevat Nuha.

“Nuk po kam qejf me tensionu situatën, se boll është tensionu”, thotë Gjergj Nuha.

Edhe pse Xhevat Nuha shtiu me armë zjarri në kraharorin e djathtë të Islam Selimit, ky i fundit ndihmën e parë e mori nga familjarët e Nuhës, më pas u dërgua në spital.

Gjendja e Islam Selimit është jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti është liruar nga QKUK-ja.

Gazeta Express mëson se Xhevat Nuha në vazhdimësi ka marrë mesazhe kërcënuese nga vëllai i Rexhep Selimit, Islami. Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se motivet e para për sulmin kanë ardhur për shkak se viktima dhe i plagosuri kishin probleme financiare.

Të njejtat burime motivin e plagosjes, obligimin financiar e quajnë haraç.

Në një deklaratë për media, Rexhep Selimi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e vëllait është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here