Ekslozive Adriatik Kelmendi: Parti e re e cila po formohet do ta ket Kryetar Visar Ymeri e kandidat per Kryeminister Shpend Ahmeti

0
184

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi Pas Asaj qe VV po shkon drejt Ndarjes ka dhan nje Analiz Politike e cila thot qe se shpejt do ta kem nje parti te re.
ky krytari i saj dot je visa Ymeri po kandidat per kryeminister dot jet Shpend Ahmeti

Ky është postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Analiza është kjo:

Nga nesër Albin Kurti do të jetë sërish kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje!”.

Kështu politikani më i votuar në Kosovë, pas tërheqjes trivjeçare, kur ia liroi vendin si kandidatit të vetëm atëbotë, Visar Ymerit, do të kthehet në krye të organizatës/partisë të cilën e kishte themeluar 12 vjet më parë.

Me këtë rikthim të Kurtit, të dielën, do të shënohet edhe nisja e ditënumrimit të lindjes së një partie të re.

Sado që gjatë javëve të fundit ka pasur nisiativa e veprime nën pretekstin e arritjes së një konsensusi që Lëvizja “Vetëvendosje!” të mbetet e pandarë, ato janë përcjellur me mungesë vullneti.

Thjesht, edhe Kurti është ndjerë më rehat me largimin e një grupi, duke u mjaftuar me përkrahjen e parezervë të mveshur me idolatri nga grupi që do mbetet. Në anën tjetër, edhe grupi që po largohet nuk ka besuar më në të ardhmen e përbashkët të një “Vetëvendosje!”-je të udhëhequr prej Kurtit.

Kështu që, pavarësisht se si mund të duket në shikim të parë, jo shumë dramaticitet do të ketë në këtë ndarje.

Partia e re do të jetë e orientimit social-demokratik dhe pritet që edhe në emërtim të përmendet social social-demokracia (Lëvizja Socialdemokrate është një opsion, për të ruajtur diçka nga Lëvizja “Vetëvendosje!”).

Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj – sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president).

Përveç të lartpërmendurve në partinë e re pritet të jenë edhe deputetët Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi etj., numër prej 13-14 gjithsejt.

Gjithashtu edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LVV-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here