Ekslozive Visar Ymeri : Shperthen Akuza te randa per Albin Kurtin

0
172

Ymeri: Albin Kurti ka nxitur fushatë të shpifjes për eliminimin e anëtarëve të VV-së

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka folur për përçarjen nëpër të cilën po kalon Vetëvendosje, pasi plasi skandali në publik e shumë anëtarë dhanë dorëheqje nga partia, transmeton Gazeta Metro.

Ymeri, në Argument Plus të RTV 21, e ka fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për fushatën linçuese ndaj disa njerëzve brenda Vetëvendosjes, gjë që e ka sjellë situatën aty ku është edhe sot: pranë ndarjes.

Ymeri ka thënë që Kurti ka qenë ai që ka nisur fushatën kundër disa njerëzve brenda VV’së me qëllim të eliminimit të disa njerëzve brenda partisë, fushatë që sipas Ymerit, ka filluar rreth muajit tetor të vitit 2016.

Madje sipas Ymerit, Kurti në një rast kishte kërkuar që Dardan Molliqaj të mos kandidojë për deputet të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, dhe kjo siç tha Ymeri, është e pakuptimtë për secilin anëtar të VV’së.

Fillimisht, Ymeri ka treguar që kritikat dhe mospajtimet brenda VV’së kanë nisur për dy arsye. E para që dyshohej që brenda VV’së kishte njerëz që punonin për shërbime të huaja, kurse e dyta që disa persona brenda partisë janë rehat në pozicione të ndryshme përmes së cilave kanë ndikuar në VV. Sipas Ymerit, krejt këto akuza fillimisht janë drejtuar ndaj Dardan Molliqajt, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë siç është Aida Dërguti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here