Reagon Kelmendi : ndaj Baton Haxhiut edhe ti je Qasi …..

0
137

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka polemizuar me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu i cili në një kolmunë ku trajtoi çështjen e Gjykatës Speciale dhe disa çështje tjera përmendi emrin e tij dhe disa figurave tjera politike dhe atyre nga shoqëria civile.Kelmendi,

ka theksuar se përgjatë rrugëtimit të tij si gazetar ka kontribouar për krimet e luftës ndaj shqiptarëve, për dëshmitarët e viktimat, si dhe për (pa)drejtësinë e Gjykatës Speciale, gjë për të cilat ka refuzuar të flasë në këtë rast, por ai ka adresuar disa pyetje ndaj tij në shenjë replike.

“A është koincidencë që ti fillove zëshëm “të argumentosh” kundër vetëm kur edhe Hashim Thaçi filloi të argumentojë kundër (tryeza e OJQ “Integra” në Swiss Diamond, ku erdhët bashkë dhe shkuat bashkë)?
Pse Thaçi, i cili i ka detyruar me zor deputetët që ta votojnë Gjykatën Speciale, tash po i nxit për të kundërtën?
Pse Thaçi nuk reagoi asnjëherë kaq ashpër kur u akuzuan Haradinajt e Limaj, Lushtaku e S. Selimi, kurse tash po reagon kur po përflitet e emri i tij?”,

janë pyetjet e Kelmendit drejtuar Haxhiut.Më poshtë e gjeni reagimin e tij të plotë:Batoni paska bërë një shkrim me titull të çuditshëm, në frymë polemizuese, ku, në mesin e shumë individëve, më përmend edhe mua.
Si një gazetar që me siguri për këto 20 vjet kam shkruar më së shumti shkrime dhe fejtone, kam bërë radio e TV dokumentarë, kam bërë më së shumti emisione për krimet e luftës ndaj shqiptarëve, për dëshmitarët e viktimat, si dhe për (pa)drejtësinë e Gjykatës Speciale (shumica mund të gjenden ende online), s’po më duket e arsyeshme fare që këtu t’i përsëris pikëpamjet e mia për këto çështje; kështu që për Batonin e kam vetëm një “mesele” dhe ndonjë pyetje:“Meseleja”:
Ka plot shtatëzënie të padëshirueshme. Por, ato s’do të ndodhin pa iu hidhur çiftit për marrëdhënie seksuale. E nëse kanë dashur vetëm marrëdhënien e jo edhe fëmijën, është dashur të përdornin kontraceptivë ose para ose menjëherë pas marrëdhënies.

Nuk abortohet fëmija në muajin e tetë, për interes të askujt, meqë komplikimet janë të paparashikueshme dhe gjithsesi kemi të bëjmë me një vrasje!Pyetjet:
A është koincidencë që ti fillove zëshëm “të argumentosh” kundër vetëm kur edhe Hashim Thaçi filloi të argumentojë kundër (tryeza e OJQ “Integra” në Swiss Diamond, ku erdhët bashkë dhe shkuat bashkë)?
Pse Thaçi, i cili i ka detyruar me zor deputetët që ta votojnë Gjykatën Speciale, tash po i nxit për të kundërtën?

Pse Thaçi nuk reagoi asnjëherë kaq ashpër kur u akuzuan Haradinajt e Limaj, Lushtaku e S. Selimi, kurse tash po reagon kur po përflitet e emri i tij?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here