Ekslozive Zbulohet : Kadri Veseli Dorëzohetme duart e tij Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale?. Por jo edhe PDK …

0
120

A po e dorëzon Kadri Veseli me duart e tij Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale?

Kërkesës së 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pritet t’i jap përgjigje Kryesia e Kuvendit duke e proceduar atë në Kuvend.

Seanca nuk po arrin të mbahet për arsye se kryesia nuk kishte kourum.

Gjykata Speciale ka sjellur në skenën politike shumë përçarje edhe brenda koalicionit qeverisës.

Speciaja dridhi themelet fillimisht të Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pas edhe të koalicionit.

Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrin të dale me një qëndrim unik sa i përket Speciales.

Presidenti e mirëpriti nismën për shfuqzimin e Gjykatës Speciale pasi emri i tij u lakua si personi potencial i cili do të ulet në bankën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Musliu thotë se vazhdon të qëndrojë prapa nënshkrimit të saj për seancë të jashtëzakonshme.
“Shpresoj që Kryesia e Kuvendit do ta përmirësojë gabimin që e ka bërë më 22 dhjetor, sepse ajo i ka shkelë të drejtat tona si deputetë të Kuvendit, duke anashkaluar ose duke injoruar kërkesën prej 43 nënshkrimeve të deputetëve dhe uroj që nesër do ta përmirësojë atë gabim”, tha Musliu.

Pres që deputetët përfundimisht t’i thërrasin arsyes, ta dinë që janë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Munden miqtë dhe dashamirët të këshillojnë dhe sygjerojnë, por fundja deputetët i marrin vendimet vetë. Në një vend demokratik dhe sovran siç është Kosova për mua është paradoksale që të ndërhyjë dikush nga jashtë dhe t’i detyrojë deputetët që të marrin vendime”, tha Musliu.
Deputetja Musliu thotë se nuk mund të paragjykojë nëse do të shfuqizohet Gjykata Speciale në seancën e radhës, por thotë se deputetët duhet të jenë të pavarur në vendimet e tyre.

Deputetë tjerë të PDK-së nuk kanë preferuar të flasin për këtë pozicionin e tyre karshi kësaj çështje.

Në anën tjetër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka bërë thirrje që Kuvendi të merret seriozisht me kërkesën për shfuqizimin e Speciales, të cilës veteranët javë më parë i kanë parapri me mbledhjen e mbi 15 mijë nënshkrime.

EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Aty përmenden edhe kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.

Pas reagimit të faktorit ndërkombëtar, kryeparlamentari Kadri Veseli,ditë më parë përmes një letre ka thënë se Gjykata Speciale është e dëmshme, por Kuvendi nuk ka fuqi ta shfuqizojë atë.

Kryetari i partisë Kadri Veseli dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vazhdojnë të jenë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, pra njëherësh edhe kundër presidentit Hashim Thaçi, shkruan Kosova ime.
Emri i Kadri Veselit nuk përmendet në raportin e Dick Martit, raport i cili ishte bazë për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Mendoj se sado e padrejtë që është kjo Gjykatë Speciale në rastin e Kosovës, ne duhet të vazhdojmë t’i përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe të tregohemi shtet serioz”.
“Edhe kryetari Veseli e ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së raporteve të mira me bashkësinë ndërkombëtare” tha Hoxha.

Java e tretë e janarit pritet ta përcaktojë fatin e Gjykatës Speciale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here