Pallaska: po shihet që Shpend Ahmeti ka qenë…

0
39

Nkosove.com

Pallaska: Tash po shihet që Shpend Ahmeti ka qenë…
Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka vlerësuar, duke u bazuar në zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, se Shpend Ahmeti ka qenë kukull e Albin Kurtit në parti.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës tash po shihet që s’ka pasur fije pushteti”, është shprehur Pallaska në “Rubikon” të KTV’së.

“Nëse e këqyrni ndarjen aktuale, resorët kryesorë në Komunën e Prishtinës i kanë udhëhequr eksponentë që janë rreshtuar kah Albin Kurti…. drejtori i Urbanizmit, qoftë edhe shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës”, ka thënë Pallaska.
“Këtu ka filluar edhe ndarja reale, sepse me sa kemi informata, shumë të kufizuara, edhe pas marrjes së pushtetit në Prishtinë, drejtorët janë detyruar të raportojnë në dy adresa: Kryetarit, formalisht, dhe realisht strukturave partiake”, ka shtuar ai.
Pallaska po ashtu ka thënë se është parë “mungesa e përkrahjes së Kurtit për fushatën për Prishtinën”.
“Në fushatë nuk e kemi parë, aq sa në Prizren e Mitrovicë”, ka thënë Pallaska. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here