Delawie: politikanët që mbështesin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale – Do të dënohen

0
160

mbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delaëie, gjatë një prononcimi për media i ka shprehur ngushëllime familjes së politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.

Delawie ka thënë, see dënon këtë akt derisa ka kërkuar që askush të mos e përdorë këtë krim për qëllime politike.

Ai ka thënë se dëshiron të flasë për drejtësi dhe përkushtimin e Kosovës në këtë aspekt.

Sipas tij ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale

“Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm, të rastit kur interesat vetanake, mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Më lejoni të jem i qartë, deputët që mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshkrohen dënimeve specifike dhe të ashpra. Ata e dinë këtë, sepse ua kemi thënë”, ka shtuar ambasadori Delawie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here