Haki Abazi : Shfuqizimi i ligjit per dhomat e vecanta te Gjykates Speciale, eshte akt i shperberjes se shtetit

0
212

Haki Abazi Njohsi i qeshtjeve Politike po njeheri edhe Nje Opnjoist sod ka ba ne profili e ti nje Postim ne Profili e ti ne fb

Rrezik por qe ka zgjidhje

Shfuqizimi i ligjit per dhomat e vecanta te Gjykates Speciale, eshte akt i shperberjes se shtetit dhe seriozitetit te institucioneve. Ky ligj ka krijuar dhomat speciale dhe do te ishte kunderkushtetuese qe te shfuqizohet. Sa per shpjegim dhe ilustrim me detaj: ne nje takim ne Washington DC pas miratimit te ligjit me 2015, kur kam kundershtuar formen dhe proceduren e formimit te dhomave speciale duke “dredhur doren e deputeteve”, Hashim Thaci para nje auditoriumi prej 100 personaliteteve me ka quajtur si nacionalist dhe angazhim per Shqiperine e madhe dhe kinse sipas tij, une jam per lufte.
Kundershtimi im gjithashtu ka qene i bazuar ne faktin se Hashim Thaci kishte autorizuar njesine speciale te intervenoje ne veri duke sjellur situaten ku eshte vrare Enver Zymberi dhe mandje nga nje vrasje e pasqaruar kishte perfituar politikisht per vehte dhe klanin e tij. Megjithate akuzat kunder meje dhe te gjithe atyre qe kundershtonin u bene publikisht per te sabotuar dhe shantazhuar politikisht te gjithe ata qe kerkonin trasparence per aresyene e vendimt per krijimin e kesaj gjyakte atebote dhe dialogut. Pergjigjeja se si eshte marre vendimi per intervenimin e ROSU eshte mbetur misterioze po aq sa edhe vet vrasja e Enver Zymberit.

Edhe njehere, shfuqizimi i ligjit e vendos shtetesine dhe funksionalizimin e vendit ne nje renje te lire me rreziqe te medha dhe eshte akt kunder shtetesise e qe do te pasohet me riiaktivizim te rezolutes 1244 dhe vendim qe Kombet e Bashkuara te veprojne kunder vendit tone duke marre vendime per involvimin e drejtesise nderkombtare. Ky skenar eshte i zi dhe i patolerueshem dhe kunder perkraheseve dhe shteteve qe kane njohur dhe garantojne pavaresine e shteti te Kosoves. Si i tille nuk tolerohet dhe do te detyrohemi te gjithe te dalim kunder nje veprimi te tille te pamatur, vetsherbyes dhe eksperimental, dhe per t’i ikur rrezikut te vendosjes se vendit nen kontrollin e 1244, Kjo gje duhet ndalohet qofte edhe me revolucion institucional (lexo: shpalljen e zgjedhjeve të reja).

Nese ka qene ne rregull per pjestare tjere te UCK qe t’i pergjigijen fteses se drejtesise nderkombtare ne Hage sikur qe ishte rasti i Ramush Hardianaj dhe Fatmir Limaj dhe te tjereve per te cilet Thaci dhe Veseli bashke me klanin PRONTO kane qene ne heshtje dhe kane perfituar politikisht duke zene hapsiren e krijuar atehere pas vrasjes se Rugoves, pse duhet te jete ndryshe tani kur te apostrofuar jane pikerisht anetare te kalnit PRONTo per gjykaten speciale. Askush nuk eshte me i vlefshem se shtetesia dhe pavaresia e vendit e me se paku ata qe duan t’i ikin ballafaqimit me drejtesine .

SHIK dhe Klani PRONTO e ka pare mire rrezikun qe po vije nga nje konsolidim i nje blloku politik i mundeshem nga VV ne rritje dhe LDK e konsoliduar qe nuk lejojne te bejne kompromise me kredibilitetin, sovranitetin dhe kushtetutshmerine e vendit. Kjo eshte aresyja qe SHIK ka intervenuar dhe ka krijuar ndarje permbrenda VV dhe po tenton qe ta zvogloje mundesine qe elektorati i PDK te shperndahet. Kjo u tregua edhe ne zgjedhjet qendrore edhe ato lokale. Ne anen tjeter LDK ka mesuar leksionin se cfare do te thote te jete ne koalicion me PDK edhe sikur qellimi te jete menyra institucionale e veprimit. Ne nje shtet te kapur me drejtesi te ndikuar dhe te manipuluar, edhe reformat me qellim mira dhe te menqura sabotohen dhe ndalohen nga interesat klanore per te mbrojtur sistemin e patronazhit ne poltike qe jane krijuar qe nga paslufta. LDK dhe perkrahesit e saj perfundimisht kane rritur edhe nivelin politik dhe standardat dhe tani e tutje e ka mbyllur rrugen per te bere cfaredo perkrahje te qellimeve meskine te ziera neper koluaret e PDK dhe klanit PRONTO. Eshte shume me rendesi te kuptohet qe paknaqesite e cfaredoshme ne VV te adresohen duke qene te hapur per diskutim dhe te mos merren si justifikim kinse ne kete kohe nje parti qe ka ofruar zgjidhje per problemet madhore te mos kete mundesi e hapsire qe problemet e mbrendsheme te mos kene aftesi t’i zgjidhin permbrenda. Eshte jo logjike dhe as politike pragmatike qe dikush te kerkoje , ta ndaloje apo kushtezoje kandidimin e Albinit per kryetar te VV. Ne cilin dokument, rregullore apo statut ndalohet kandidimi i Albinit per kryetar? Nuk mundet Molliqaj me temperamentin e tij arbitrar dhe aq me pak Ata qe po mshihen pas tij, te kerkojne moskandidimin me kushtezim. Ky eshte bajraktarizem provincial me kalkulime dredhagjinjesh e deshtake ne karrieren e tyre.

Pa marre parasysh se cfare munde te jene kritikat dhe pakanqesite ato duhet adresuar ne menyre insitucionale dhe jo ne rruge te deklarimeve mediale ne media qe ne fakt e duan, perfitojne dhe jane pro Klanit PRONTO. Edhe largimi i tyre nga VV eshte me i shendoshe se sa insistimi per te qene kancer permbrenda. Kosova eshte ne udhekryqin e krijimit evolutiv te nje spektri politik te majte social demokrat burimor e te pakorruptuar me idelogji te qarte ne njeren ane qe perfaqesoeht nga VV, dhe LDK qe eshte partia qe perfaqeson anen e qendres se djathte poashtu ne nje proces evolutiv politike qe eshte karakterizuar me kriza dhe perplalsje e me tentim te ndikimit nga jashte por qe po duket qe ka rezistuar dhe ne nje rrejdhe normale t eprocesit do te perfitoje nga shperberja e rrezikut te paraqitur dhe do te behet edhe me konsistente ne realizimin e nje oferte te qarte per qytetaret dhe do te kerkoje poashtu zbardhjen e vrasjes se veprimtareve te vet njesoj sikur qe VV duhet te insistoje zbardhjen e vrasjes se aktivisteve e vet. Mbi kete baze mund te kemi nje hapje te re te mundesive, nje standard tjeter te veprimit politik dhe nje bartje te transaprences dhe llogaridhenjes nga partite tek insistucionet e shtetit me qellim te realizimit te programeve per shtetndertim dhe avancim te interesave te qytetareve. Ky shtetnderitm dhe avancim duhet mbeshtetur ne vlera dhe principe demokratike jo mbi kulte dhe pasurim te individeve gje qe e ka devalvuar procesin e shtetndertimit dhe ka shaktuar degradim serioz te besimit te qytetareve ndaj institucioneve. Pjesa tjeter e udhkryqit eshte izolimi i matutjeshem, perkeqesim i situates socio-eknomike dhe poltike, polarizim dhe konfrotim, perdorim i isntrumenteve te shtetit kunderjt qytetareve, perfitime nga akteret oportun dhe nje zhberje e matutjeshme vlerave kulturore dhe identitetit te vendit.

Perzgjedhja eshte shume e lehte ose ecim drejt trajktores se zhvillimit dhe shtetberjes ose shkojme ne drejtim te zhberjes dhe perkrahjes se forcave klanore izoluese antikombtare, antiamerikane dhe antievropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here