Milaim Zeka: Ja emrat që e dinë kush e vrau Ahmet Krasniqin

0
705

Gazetari Milaim Zeka, në një intervistë për media, ka folur për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqit pas akuzave të bëra ndaj tij.

Ishte mbesa e kolonelit, Arta Krasniqi e cila ka thënë se pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, Milaim Zeka ka festuar në Suedi.

Zeka në këtë intervistë thotë se, do të bëjë padi ndaj Artës, dhe se po ta dinte se kush e ka vrarë Krasniqin do ta tregonte.

Por, pas kësaj Zeka i përmend disa emra të cilët e dinë se kush e vrau Ahmet Krasniqin.

“Bujar Bukoshi, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Fatos Klosi e dinë kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin”, ka thënë Zeka, transmeton Gazeta InfoPress.

“Fillimisht po kaloj tek mbesa e Ahmet Krasniqit që jeton në Suedi. Unë veçse, kam biseduar me avokat për të bërë një padi ndaj saj dhe do e bëj. E dyta është identike sikur unë ta akuzoj, atë se ajo merret me prostitucion, shitet më parë. Vëllai i Ahmet Krasniqit, ka qenë i burgosur politik dhe ka qenë në një qeli me dhëndrin tim, Fatmir Krasniqin. Një njeri i mrekullueshëm, dhe unë di diçka që nëse dikush ka pasur një qëllim si kristal për ta bashkuar FARK-un dhe krahun e UÇK-së, ka qenë Ahmet Krasniqi. Të gjithë e dinë, edhe gazeta juaj se me kënd ma ka përzier emrin Millosheviçi në Hagë. Millosheviçi, i vetmi njeri, domethënë, nuk ka dëshmi tjetër që ka thënë se Milaim Zeka e ka vrarë në Tiranë Ahmet Krasniqin me urdhër të Rexhep Selimit dhe Sylejman Selimit. Mbesa e tij pastaj u dredhua lajmi, prej vrasjes, kinse unë paskam marrë pjesë në Malmo të Suedisë në një mbrëmje ku është bërë festë pse është vrarë Ahmet Krasniqi. Le ta nxjerrë vetëm një argument që unë kam qenë diku ku është bërë festë për vrasjen e Ahmetit ose kam thënë një llaf, unë kurrë më nuk merrem me veprimtari publike. Dhe kjo ka qenë dhimbje ime në opinion. Dhe jam shumë i lumtur që Gjykata Speciale e kanë prioritet lëndën e Ahmet Krasniqit, e kanë në zbardhje 99 përqind rastin e Ahmet Krasniqit dhe kurrë nuk jam shqetësuar për këto akuza. Sikur t’i kisha thënë dikujt, unë ja keni bërë mirë Ahmet Krasniqit që e keni vrarë, unë kisha dalë në opinion dhe kisha thënë, po jam i përfshirë në vrasjen e tij, e kam vrarë, për këtë për këtë…kurrë në jetë nuk kisha jetuar me vrasje. Këto janë shpifje të shërbimit sekret serb, shpifje të ish shokëve të mi, për ta mbuluar veten dhe janë shpikje të Mero Baze, një gazetari i cili ka qenë i paguar drejtpërdrejt nga Bujar Bukoshi.

Sikur të kisha informacione, jam njeriu i parë që do ta kisha publikuar, por e di vetëm një gjë qind për qind të vërtetë Bujar Bukoshi, Sali Berisha, Fatos Nano dhe Fatos Klosi e dinë kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin”, ka thënë Zeka ndër tjera në këtë intervistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here