Ekskluzive: Gani Thaçi spiunonte Adem Jasharin. Me para të luftës paguante skuadrën e vrasjeve

0
1146

Është shumë indikative që Gani Thaçi ka qenë bashkëpunëtor i institucioneve të sigurisë serbe dhe vëllai i tij Hashim Thaçi bashkëpunëtor i shërbimit francez, kjo e dëshmuar edhe nga ish Shefi i DGSE-së franceze-Shërbimit sekret francez.
Kush është Gani Thaçi?

Kush qëndron në themelin e thuaja të gjitha llojeve të krimeve që kanë lulëzuar në Kosovë? Kush e liroi Gani Thaçin nga burgu, dhe me çfarë detyrash? Kush ishte njeriu kryesor në familjen Thaçi gjatë luftës?
Për kë punonin vëllezërit Thaçi dhe me kë bashkëpunonin?
Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit u bë i njohur për publikun në Kosovë vetëm pas luftës, në një rast ku KFOR-i gjatë bastisjes ia gjeti qindramijëra marka e gati po aq dollarë.
Por, nuk ishte i panjohur edhe para luftës për mjedisin ku jetonte. Fatkeqësisht imazhi i tij ishte negativ. Nga roli negativ kombëtar, u ashpërsua edhe në rolin negativ njerëzor, duke mbështetur apo porositur vrasje dhe duke mos pushuar të pasurohet në mënyrë të paligjshme.
Sipas informacioneve tona, para luftës nuk ishte i njohur për asgjë, përveç se që ishte pronar i një kafeneje të vogël në Skenderaj, si zyre e dytë e shërbimeve serbe, nga ku e kanë monitoru gjendjen në Skenderaj nëpërmjet njerëzve, të cilët edhe kanë ‘fjetur’ aty, për ti transmetuar informacionet për institucionet okupuese serbe, ndërsa udhëheqës i tyre ishte Gani Thaçi.
Tronditëse është se nga ai lokal është monitoru edhe veprimtaria politike e shqiptarëve dhe në veçanti veprimtaria luftarake, e udhëheqësit të tyre, Adem Jasharit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here