Shpëtim Hajdaraj i Biri Smalj hajgaraj Dëshmitari : Sh.M. , po e rrëfen të vërtetën e tij

0
370

Sod Shpëtim Hajdaraj i Biri Smalj hajgaraj ka ba bër nje postim ne profili e ti edhe thot per Dëshmitarin qe krejt qka thot jan te verteta ,
ja postimi i ti i plot

+25!
Dëshmitari Sh.M. , po e rrëfen të vërtetën e tij , e që plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës. Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë! Më kujtohet , në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike , njëra nga ‘ankesat’ e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot , apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar , është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga “dora e parë” , apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte , se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit.
Sipas logjikës së shumicës së “ekspertëve të gjithanshëm” , “ideve dhe turli konspiracioneve ” se pas “këtij qëndron ai apo pas këtij procesi mshefet ky” , ne duhet të presim edhe nja 20 vite që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin “ekspertat” dhe prap do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt.
Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë?
Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë.
Drejtësi për Smajl Hajdarajn ,dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here