Pas familjes Jashari, kjo është familja më me shumë të vrarë

0
183

Familja Hajrizi, nga Kotorri i Skenderajt, mbase është familja me më së shumti dëshmorë në rajonin e Drenicës pas familjes Jashari të Prekazit.Tre meshkuj të kësaj familjeje janë vrarë në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë, ndërsa katër burra të familjes Hajrizi kanë rënë në altarin e lirisë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burrat e Kotorrit kanë qenë pjesë edhe të luftës së Shaban Polluzhës,

edhe të çetave të Azem Bejtës.Kotorri dhe Radisheva janë dy fshatra të Drenicës ngjitas njëra me tjetrën, të cilat kurrë nuk kanë duruar pushtuesit e huaj.
Sa herë që sllavo-komunistët kishin mësyrë Kotorrin dhe Radishevën kishin hasur në rezistencë të burrave të këtyre fshatrave,

ndërsa në luftën e fundit Kotorri dhe Radisheva ia falën lirisë së Kosovës bijtë e vet më të mirë.Në mesin e shumë familjeve patriotike dhe atdhetare shquhet ajo Hajrizi, e cila është familja me më së shumti dëshmorë në rajonin e Drenicës pas familjes Jashari,

me gjithsej shtatë dëshmorë, shkruan “Zëri”.Tre dëshmorë të APJ-së, katër të UÇK-së
Tre meshkuj të kësaj familjeje janë vrarë pabesisht në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë – APJ, ndërsa katër të tjerë kanë rënë në altarin e lirisë në luftën e shqiptarëve të Kosovës për çlirim.Janë të njohur gjithandej Drenicës dhe Kosovës, por edhe më gjerë emrat e luftëtarëve dhe të patriotëve të Kotorrit e të Radishevës, si: Hajriz Radisheva, Qerime Radisheva (Shote Galica), Rifat Kotorri,

Sylë Ferizi, Bajram Radisheva e Imer Fazlija. Rifat Kotorri është i njohur me guximin e tij që si i ri i ishte bashkuar radhëve të Shaban Polluzhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here